Mijëra njerëz festuan së bashku me “Birra Korça” dhe muzikë të zgjedhur. Festa e birrës bën bashkë shumë shqiptarë dhe të huaj në Korçë ku festohet në një atmosferë të veçantë plot energji e gëzim.
Që nga dita e parë e në vijim, “Birra Korça” me shijen e saj unike mbetet e preferuara dhe e përzgjedhur për të gjithë vizitorët në festë. Për adhuruesit e birrës, “Birra Korça” zgjodhi të vinte këtë edicion me një risi që e prezantoi që në ditën e parë të festës. Bëhet fjalë për produktin më të ri “GOLD by Korça”, një birrë premium, e krijuar për të sjellë një përvojë të veçantë shijimi.
Me një përzierje të kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe një proces prodhimi të rafinuar, “GOLD by Korça” sjell një aromë të pasur dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharrueshme. Ky produkt i ri është frymëzuar nga tradita dhe pasioni për cilësi, duke e bërë atë zgjedhjen perfekte për ata që kërkojnë diçka të veçantë në çdo moment.
Provoni “GOLD by Korça” dhe shijoni artin e birrës në një nivel të ri.
FESTA E “BIRRA KORÇA”
E organizuar për të 17-tin vitin radhazi kjo festë ka treguar që “Birra Korça”, marka më e njohur dhe më tradicionale e birrës në Shqipëri, me një histori të gjatë dhe të pasur, mbetet më e preferuara. Për 5 net me radhë pjesëmarrësit në festë patën mundësi të shijojnë festën në dy pole të rëndësishme të qytetit, tek terminali dhe shtëpia e “Birrës Korça”. Në skenën gjigande tek terminali i autobusëve interpretuan natën e parë të festës emra të njohur të muzikës si vëllezërit korçarë Prifti, Keli Kelikidhu apo Xheisara, ndërsa në natën e dytë Xhesika Polo, Devis Xherahu dhe Konstandin Kufos. Në ditët në vijim u bashkua edhe këngëtarët e tjerë më në zë të momentit Luiz Ejlli, Fifi, Alban Skënderaj, Gerta Mahmutaj, Elefteria Eleftheriou, NRG band, Three dots e shumë DJ të njohur.
Festa e “Birrës Korça” është kthyer në traditën më të shumëpritur dhe të shumëpërfolur çdo fund gushti, jo vetëm në rajonin juglindor, por në të gjithë territorin e Shqipërisë për 17 edicione me radhë. Korça është modeli i një qyteti që mund të mirëpresë një event të këtij kalibri, djepi i kulturës e arsimit që ofron shumëçka për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.