Në fokus

October 24, 2017 | 11:01

Festa e “News 24”, Presidenti Hysenbelliu: Nuk është biznes por investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmit

“News 24” është bërë 15 vjet duke mbushur një volum e duke bërë një histori suksesi, një dritare informacioni për të gjithë. Politika e zotit Irfan Hysenbelliu, Presidentit të “Focus Media Group” e ka shndërruar “News 24” një logo dhe një dritare informimi shumë të dashur për të gjithë shqiptarët pa përjashtim dhe një burim korrekt dhe të shpejtë.

Në mbrëmjen gala të organizuar për këtë 15-vjetor, Presidenti Hysenbelliu dha një mesazh dhe urim për të gjithë të pranishmit. Ai tha se “News 24” nuk është një biznes, por një investim për shoqërinë, zëri i të pafuqishmit.

fetsa

“I nderuar zoti President, i nderuar zoti Kryetar i Parlamentit, i nderuar Kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Të nderuar miq dhe personalitete të tjera shqiptare! Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik! Të nderuar përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare! Të nderuar kolegë të biznesit dhe bashkëpunëtorë! Është nder i veçantë dhe privilegj i lartë për mua, t’ju mirëpres të gjithëve në këtë 15-vjetor për të festuar një moment të rëndësishëm për “News 24”. Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve që u bashkuat me ne në këtë ceremoni. Është kaq e mrekullueshme të jesh në shoqërinë e kaq shumë miqve, personalitete të shquara të jetës politike, ekonomike dhe mediatike shqiptare. Disa prej jush e dinë se unë nuk jam aspak njeri i fjalimeve, por sot zgjodha të bëj një përjashtim, sepse ky përvjetor është në të vërtetë shumë i veçantë për mua. Është i tillë, sepse është frymëzuese kjo histori e shkurtër, është modeli i suksesit. Historia e një investimi modest, prej disa njerëzve vizionarë, që u shëndërrua në një platformë mediatike nga më të rëndësishmet në vend, së bashku me gazetën “Shqiptare”, “BalkanWeb” e “Radio Shqiptare”. Është e veçantë sepse mishëron pasionin, përpjekjet dhe sakrificat e qindra djemve e vajzave ëndërrimtar, burrave e grave profesionistë nga më të mirët, të cilët i dhanë shpirtin kësaj risie që do mbërthente shqiptarët, si kurrë më parë para ekranit dhe do bëhej modeli për shumë media të reja. Është i veçantë sepse është projekti që më tundoi e më përfshiu, pa kthim, në botën televizive, pas eksperiencës me “fëmijën tim mediatik”, gazetën “Panorama”, një histori tjetër suksesi që më mdihmoi të kapërceja dyshimet fillestare, për rolin dhe forcën e medias, për misionin e saj të pazëvendësueshëm. Ju bashkova këtij projekti të veçantë me vendosmërinë për të arritur, pa kursyer asgjë, frymëzuar nga instinkti, që më bukur se kushdo e ka përmbledhur themeluesi i “Facebook”, kur është shprehur: “Nuk doja kurrë të ndërtoja një kompani, por të kisha impakt!” Për mua dhe të gjithë bashkëpunëtorët e çmuar ndër vite “News 24”, nuk është biznes, por investim për shoqërinë, ku i jep zë të pafuqishmit, ku publiku përballet me realitetin e vërtetë, ku i dobëti gjen mbështetje, ku të pashpresit i hapet një dritare! Ky është impakti që kisha ëndërruar! Por, në fakt, “News 24”, u ngrit mbi këtë filozofi, në këto vite ja kemi dalë ta rrisim për ta bërë më modern, më të avancuar tekno logjikisht, më të pavarur e të paanshëm. Historia frymëzuese e këtyre 15 viteve është modeli ynë i së ardhmes, për punë dhe përkushtim të pandërprerë, në misionin për të bërë një news që ka më shumë forcë, më shumë zë, dhe më shumë impakt, një televizion që i shërben më shumë shqiptarëve. Falë zotit në këtë mision jemi shumë: familja, që e meriton një falënderim të veçantë, për gjithë mbështetjen e palëkundur, dhe në ditët më të vështira të kësaj aventure, dhjetarë gazetarë, spiker-a, drejtues emisionesh, kameramanë, teknikë, montazhierë, staf administrativ, etj, punonjës të shkëlqyer që kanë mirënjohjen time të pakufizuar. Së bashku ne jemi vërtetë shumë për një udhëtim afatgjatë. Urime të gjithëve, e le të kemi një festë të mrekullueshme!!!

22789850_10155910923799656_521824113_o

22810141_10155910923879656_511888244_o

22790048_10155910923819656_2133657796_o

22790288_10155910923989656_1496206583_o

22768456_10155910923979656_1646237163_o

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top