Krishtlindja është festa e fëmijëve, festë e çdo familjeje, ku të gjithë janë të lumtur dhe në harmoni…
• Zbukuroni shtëpinë | Për fëmijët, zbukurimi i shtëpisë është edhe një mënyrë për të mësuar dhe për të ndier se janë pjesë aktive e jetës familjare.
• Tregojuni histori | Ka shumë libra të vjetër e të rinj me histori festash që mund t’ua lexoni fëmijëve. Për shembull, të vegjëlve u pëlqen shumë t’u lexoni histori për të qeshur, të cilat kanë lidhje me Babagjyshin dhe atmosferën e festave.
• Shkruani letrën që doni për Babagjyshin | Është një moment që duhet ta ndani së bashku, sepse mund të jetë një rast i papritur edukues. Fëmijët duhet të bëjnë rregull – në bazë të moshës – për dëshirat e tyre dhe t’u japin përparësi atyre: nuk mund të kërkojnë gjithçka! Duke qenë se prindërit u vënë kufij për numrin e lodrave që duhet të kërkojnë, fëmijët fillojnë të negociojnë pa e kuptuar fare. Dhe ky është një ushtrim i shkëlqyer për të ardhmen!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.