Në fokus

December 14, 2017 | 12:14

Festat dhe ndikimi psikologjik

aurora celikuArdhja e festave në përgjithësi krijon një atmosferë të gëzueshme te njerëzit. Jeta sociale në këto momente është më aktive. Edhe në institucionin e familjes vihet re një lloj entuziazmi që secili individ e shpreh ndryshe duke u nisur nga interesat personale. Dikush entuziazmohet për periudhën e pushimit që ka nga puna dhe rutina e përditshme, fëmijët gëzohen dhe mezi presin dhuratat.

Disa të tjerë i gëzohen faktit që do të mblidhen me të afërmit e tyre. E gjithë kjo atmosferë ka një lloj entuziazmi që festat po afrojnë, siç e thamë më lart, që u jep njerëzve një energji pozitive. Megjithatë, krahas kësaj, është një lloj stresi që i pushton njerëzit. Ky stres ka të bëjë me përgatitjen e dhuratave për familjarët e miqtë, dekorimin e shtëpisë dhe sigurisht këtu bashkohet edhe ana emocionale për t’u takuar me njerëzit që nuk i shohim përditë. Është vëzhguar se gjatë periudhës festive njerëzit ndihen të lumtur 78%. Ata ndiejnë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, rreth shifrës 75%, dhe ndihen në gjendjen “high spirit” në masën rreth 60%. Shumica i konsiderojnë festat si fillimi i një “epoke” të re në jetën e tyre.

1

Dikush mendon të kërkojë një punë të re, dikush tjetër të mbarojë një shkollë, të ketë marrëdhënie të mirë në familje apo shoqëri e shumë ëndrra apo dëshira të tjera. Nuk duhet të harrojmë se shtresat e ndryshme të shoqërisë i përjetojnë ndryshe festat. Kjo sigurisht varet nga mundësitë se si ata do ta festojnë Krishtlindjen apo natën e ndërrimit të viteve. Nëse të ardhurat e tyre nuk janë të kënaqshme, atëherë ata e shprehin reagimin ndaj kësaj atmosfere me nervozizëm, padurim që festat të mbarojnë, mungesë besimi në vetvete, mërzitje, ndjenja vetmie, ankth etj. Në përqindje këto ndjenja reflektohen kështu:

  • Stres – 60%;

  • Irritim – 52%;

  • Dëshpërim – 36%;

  • Egërsi – 35%;

  • Vetmi – 26%, ku peshën më të madhe të stresit e mbajnë femrat, pasi në përgjithësi ato janë më të shqetësuara për çdo gjë.

Më pak janë meshkujt dhe aq më pak akoma mosha e re, sepse normalisht ata presin shumë më tepër nga sa japin. Duke përdorur sërish shifrat, ky lloj stresi te femrat rritet me 44%, ndërsa te meshkujt 33%. Në total mund të themi se të gjithë individët në shoqëri ndiejnë një lloj presioni që shoqëron festat, ndoshta për shkak të kohës për përgatitje, të cilën jo të gjithë e kanë të mjaftueshme. Ana monetare luan një rol kryesor dhe të gjitha këto krijojnë herë pas here pështjellime emocionale, të cilat i bëjnë festat që të kujtohen gjithmonë. Megjithatë, shpresojmë që çdo festë e fundvitit të sjellë entuziazëm dhe energji pozitive te çdo individ, me shpresën për një fillim të mbarë të vitit në vijim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top