Nga Orjona TRESA / Foto Vlasov SULAJ
Dhjetori ka luksin të marrë mbi veten gjithë vëmendjen e mundshme. Është muaji më me fat ndoshta, i cili arrin të meritojë fokusin e gjithkujt që ka mundësinë e fundit të përmbushë qëllimet dhe ambiciet e veta. Janë 31 ditë në dispozicion, të mjaftueshme për gjithçka. Në fund të fundit për të bërë të lumtur njerëzit e afërt të zemrës jo vetëm me dhurata gjithfarëllojesh, por dhe me qenësinë vetjake pranë tyre.
Këtij angazhimi, që shpejton për të mos çuar asnjë sekondë dëm, i shtohet dhe ngarkesa e një dileme jo të vogël: si mund të përmirësojmë brendinë e apartamentit tonë, për ta bërë atë më të prekshme në kulmimin e festave. E këtu nis “hileja” kur kërkon t’i japësh një dorë tjetër shtëpisë, për t’u ndryshuar vendet mobilieve, për një “katarsis” le ta themi të gjithçkaje ka nevojë t’i shpëtojë rutinës që na kaplon në shumicën dërmuese të ditëve të vitit.
Këtij filli që na mban peng, i përgjigjemi me rendjen pas katalogëve, revistave të arredimit apo faqeve të ndryshme elektronike. Shpëtimin e gjejmë, padyshim, por deri aty kërkon kohë për të bërë më të mirën e mundshme brenda një periudhe të ngjeshur siç është dhjetori, ku koha ndahet në mënyrë jo të njëtrajtshme midis punëve të shumta të së përditshmes dhe asaj që del nga rutina për të na dhënë një atmosferë të re relaksi. Por ne mendojmë se një zgjidhje e kemi gjithsesi, nëse e kemi kohën e mjaftueshme, apo dhe nëse kohën nga ajo që duam na mbetet fare pak.
“Andrea Arredo” një prej investimeve më serioze në fushën e mobilierisë, pas një përvoje 12-vjeçare me gamën e aksesorëve, prej pesë vitesh ka startuar një tjetër angazhim, atë të sjelljes në Shqipëri të një linje të veçantë mobiliesh. Stil unik, i vetëm për çdo model salloni, dhomë ndenjeje, pritjeje, dhoma gjumi çifti, dhoma fëmijësh, kuzhina, aksesorë kompletues etj, e gjithçka lind nevoja të rikonceptosh shtëpinë nga e para.
Me zgjerimin në ambiente të reja, “Andrea Arredo” vjen me një showroom special në muajin festiv të dhjetorit, me adresë të re në Linzë, ku ka një hapësirë gjigante prej rreth 3 mijë metër katrorë. Janë tri kate të organizuara, ku do të gjesh të ekspozuara një larmi prodhimesh mobilierie, risi për tregun shqiptar.
Gerta dhe Drini, bashkëshortët menaxherë të këtij aktiviteti të rëndësishëm i kanë dhënë një dimension të ri sipërmarrjes, duke zgjeruar gjithashtu shumëllojshmërinë e produkteve.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi” është shprehje pas të cilës vëmë në pah ndjesitë tona, aty ku gjejmë prehjen dhe qetësinë e munguar pas një dite plot ngarkesë. Nëse vijmë nga një udhëtim i lodhshëm “Shtëpi e ëmbla shtëpi” merr edhe më shumë kuptim. Andrea Arredo është një dritare për arredimin e nevojshëm të shtëpisë së ëmbël, e që fillon nga “A”-ja për të përfunduar te “Zh”-ja e fundit e alfabetit. Pra gjithçka të mundshme. Për juve që ju kanë ardhur në majë të hundës objektet që i keni blerë vite më parë dhe nuk u ngjallon më asnjë kureshti, arkitekti imobilar është ai që ju vjen në ndihmë. Jo pa qëllim një ambicie e tillë do më shumë mend, e jo thjesht para. Cilësia është garancia parësore e “Andrea Arredo”, e cila, bashkëshoqëruar me një sërë shërbimesh teknike, i jep zgjidhje të përshtatshme dhe falas të gjithë të interesuarve.
Showroom-i gjigant, aty ku gjen gjithçka i duhet shtëpisë
Në krye të rrugës nacionale të Dajtit, në të majtën hyrëse të pyllit me pisha, në kompleksin e njohur “Lura” ka marrë zgjerim dhe një nga bizneset më të suksesshme, “Andrea Arredo”. Tanimë me një shtëpi të re, ky aktivitet u rikonceptua në favor më së shumti të klientëve, të cilët do të kenë mundësi të gjejnë larmi modelesh, por mbi të gjitha stile unike të emrave më në zë të trendit të mobilimit. Sipas mendimit të përbashkët të dy bashkëshortëve Gerta dhe Drini, ideja për të futur shumëllojshmëri të reja, bëri realitet këtë investim, duke i dhënë frymëmarrje jo vetëm biznesit, por mbi të gjitha për t’i dhënë dorë të lirë klientit që të mund të shohë idetë e tij të realizuar në komoditetin e salloneve; një dhomë pritje apo gjumi, ashtu siç do të donte ta kishte në apartamentin e vet. “Ky ekspozitor lejon të shohësh gjithçka kërkon shtëpia, që nga produktet bazike, mobiliet, kondrabufetë, kolltukët, tavolinat, karriget, deri te tapetet, perdet apo aksesorët e dhomës së ngrënies, enë kuzhine, zbukurime etj. Është një mundësi shumë e mirë për të rikonceptuar një apartament, për një që ka dëshirë ta ndryshojë nga fillimi deri në fund. Në katin e parë gjithashtu është dhe këndi i tapeteve, të cilët janë të varianteve të ndryshme, antialergjike dhe ekologjike”, thotë Gerta.
Organizimi perfekt është i konceptuar në seksione të ndara sipas funksioneve përkatëse, për t’i krijuar komoditet klientit të bëjë përzgjedhjen e duhur. Të gjitha produktet vijnë nga importi, okazione që “Andrea Arredo” i merr nga mobilieritë më të njohura në Itali, gjë që e bën unike për tregun shqiptar. Një bashkëpunim serioz që i dha zgjerim këtij biznesi, falë gjithashtu këmbënguljes dhe nevojave të tregut vendas për këtë cilësi produktesh. Arritja e suksesit është padyshim ngritja e këtyre ambienteve super të mëdha, ndërsa deri më sot asnjë prej klientëve nuk ka dalë i zhgënjyer.
Mikpritje
Hyrja e showroom-it është e veçantë aq sa çdokush mund të bëjë foto, ndërsa pjesa tjetër në krahë të majtë tek recepsioni, një kënd enkas për klientë besnikë, dhe atyre që pretendojnë të bëhen të tillë. Çdokush mund të vërë firmën e vet.
Versacé, për të pasionuarit
Në katin e parë një dhomë më vete i është kushtuar modeleve të firmës Versacé. Gjithçka, që nga perdja, tapeti, zbukurimet e ndryshme, kompleti i filxhanëve, i pjatave gjithashtu mban stemën e Versacés. Por dhe tavolina, karriget dhe veshjet e tyre janë gjithashtu Versacé.
Mobilie antike, klasike, moderne
Një sallon i mirëfilltë pritjeje, me syrin klasik e komod, që nga gjërat për arredime të thjeshta e deri tek ato më të ngarkuara. Kati i dytë i showroom-it është me nënndarje të veçanta, ku duket sikur po hyn në një dhomë pritjeje, dhomë gjumi, sallon pritjeje, gjithçka përshtatur me ambientin që ju mund ta kombinoni me shtëpinë tuaj. Secili kënd i plotësuar që nga letra murale, tapetet, aksesorët, për ta perceptuar të plotë. Ndarja e ambienteve të jep mundësi të shohësh vetëm një dhomë gjumi, pa e parë tjetrin që të tundohesh. Për menaxherët, Gerta dhe Drini, gjithkush kërkon të kompletojë shtëpinë, duhet të jetë i sigurt se prodhimet janë të gjitha të punuara me dru. Njerëzit do hyjnë dhe do shohin një shtëpi të kompletuar. Përzgjedhja e arredimit sipas ngjyrave mund të bëhet nga ekspozitorët. Modelet janë unike, ekonomike, vijnë në dy-tri ngjyra, ndërsa nuk i gjen seri dhe as në asnjë dyqan tjetër. Mobiliet janë material druri ndërsa tavolinat mund t’i gjeni edhe mermer. Sa i takon dimensioneve të produkteve ato janë menduar për të gjitha hapësirat, si për apartamente të vogla, ashtu edhe për shtëpi të mëdha apo vila, rezidenca etj.
Rikthim për cilësinë
Jo rastësisht “Andrea Arredo” mban sentencën “Aty ku cilësia është më e lartë se çmimi”, sepse sipas menaxherëve të rinj, është vendosur që edhe për atë që nuk ka mundësi të blejë diçka shumë shtrenjtë, të ketë mundësi që me buxhetin në dispozicion të bëjë të vetën atë që kërkon. “Kemi qenë me çmime të kënaqshme dhe të kujdesshëm që gjithmonë cilësia të dominojë. Klientët kanë mbetur të kënaqur dhe janë rikthyer”, shprehen menaxherët e kompanisë së njohur.
Materiale komode
Mikrofibra është sekreti i veshjeve të kolltukëve. Janë nëntë materiale të saj që pastrohen shumë lehtë, me një leckë të lagur, pa solucionet përkatëse. Shumica janë me zinxhir, që nga ndenjëset, mbështetëset, të cilat mund t’i lashë deri në 30% në lavatriçe.
Si lindi Andrea Arredo?
“Andrea Arredo” është një kompani që ofron produktet të importuara nga jashtë me super çmime. Kompania e ka nisur aktivitetin e saj me prodhimin e mobilieve, duke vijuar më pas në vitin 2008 edhe me tregtimin e të gjitha llojeve të aksesorëve për mobilie. Dyqani i aksesorëve dallohet për shumëllojshmërinë e dorezave të cilat kapin rreth 200 modele të ndryshme, të ndara me kategori si: doreza për fëmijë, doreza klasike, doreza moderne etj. Është një nga kompanitë e vetme e cila bashkëpunon me të gjitha kompanitë më të mira në Europë për tregtimin e aksesoreve si blum, hetich, hafele, harn, samet, inoxa, fgv etj.
Produkte të garantuara
Një angazhim, gjithëpërfshirje stafi, vëmendje për një ndërmarrje të rëndësishme si kjo e “Andrea Arredo”. Çdo klienti i shpjegohet për cilësinë maksimale e në momentin që bën blerjen, shoqërohet me një fletë garancie, ku janë të specifikuara të drejtat që ka klienti për ndonjë problem, madje edhe atëherë kur problemi nuk është i kompanisë, ajo i gjendet pranë për ta ndihmuar. Një staf i superorganizuar, gjithçka në funksion të klientit, që kur ai ta dalë nga dyert të jetë i kënaqur. “Andrea Arredo” ofron bonuse për çdo blerje, në formë motivuese, shpërblyese. “Jemi si një familje bashkë me klientët. Komunikimi si me shitësit edhe me blerësit është familjar, si në shtëpi. Nuk ka një të parë e një të fundit, aty të gjithë janë njësoj, ndaj dhe puna funksionon shumë mirë”, pohojnë me një zë të përbashkët Gerta dhe Drini.
AKSESORË MOBILIERIE
Varëse portmonto
Aksesorë krevati
Aksesorë minibaresh
Aksesorë dollapi
Aksesorë kuzhine
Aksesorë xhami
Mentesha kapakësh
Këmbë metalike
Këmbë plastike
Profile alumini
Rimeso druri
Tenie plastike
Letër zmerili
Shina sirtarësh
Vegla pune
Aksesorë lokali
Aksesorë të imëta
Doreza mobiliesh
KATEGORITË MOBILIE
Krevat tapicerie
Dhoma gjumi
Dhoma fëmijësh
Kolltukë
Mobilie salloni
Tavolina & karrige
Mobilie për korridor
Kuzhina
Mobilie banje
Suvenire
Artikuj për shtëpi
Adresa Mobileria: Rruga nacionale e Dajtit, Tiranë | +355 42 36 32 46 | +355 68 20 69 158
Adresa Mobilie-Aksesorë: Rruga “Njazi Meka”, Tiranë | [email protected] | www.andrea-arredo.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.