Festivali Ndërkombëtar i muzikës Different Trains çel sezonin pranveror të tij nga datat 29 prill deri në datë 9 maj 2017, me koncerte dhe artistë të veçantë në sallat e Universitetit te Arteve dhe Katedrales Ortodokse në Tiranë, si dhe në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.
Sezoni pranveror i festivalit vjen me temën Beethoven – Rinia e gjeniut.
I dedikohet periudhës së parë të simbolit të muzikës, autorit te autorëve në muzikë.
Festivali në katër net do të bëjë një rrugëtim në muzikë me këtë autor, që prej veprës së tij të parë të publikuar, Trio op.1 n.1, dhe deri në periudhën e dytë të jetës, kur ai kishte arritur të influenconte kohën e tij më shumë se çdo paraardhës në muzikë.
Midis enigmës dhe dimensionit universal, Beethoven mbetet autori që ka lartësuar muzikën në artet, dhe bashkë me të dhe njeriun. Si Prometeu, ai i solli njerëzve flakën e shenjtë, dhe në muzike zuri një vend të pazëvendësueshëm drama.
Me një ekip artistësh të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë, por dhe me dedikimin dhe përulësinë që kërkon eksplorimi i një autori të tillë, ndërmarrim një projekt që shfaq fytyrën njerëzore dhe hyjnore të Beethoven, veprat e të cilit janë të ndërthurura në programe me autorë të shquar të mëvonshëm, të cilët kanë qenë të influencuar në mënyrë vendimtare nga autori i përhershëm. Kështu në program do të ketë vepra të rëndësishme nga autorë si Shostakovich, Mendelssohn, Grieg, Lekeu, Berg, Debussy, Respighi dhe Zemlinsky.
Artistët
Klaidi Sahatci- violinë
Erik Schumann – violinë
Maja Bogdanovic – violonçel
Vlorent Xhafaj – violonçel
Chen Halevi- klarinetë
Peter Laul – Piano
Antoine de Grolee – piano
Davide Cabassi – piano
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.