Marrëdhënie

April 21, 2017 | 9:34

Fetie Kasaj flet për divorcin: Tim biri i jap dhurata dhe i them i ke nga babi

Ish-kampionia e peshëngritjes Fetie Kasaj, ka rrëfyer më shumë për jetën jashtë sportit në studion e “Pasdite në Top Channel”, si dhe për divorcin me bashkëshortin, një prej periudhave më të këqija të jetës, sidomos për të birin Rohanin.

1

 “Ka qenë një periudhë e vështirë për mua dhe Rohanin, por jam munduar që t’ia shpjegoj tim biri se i ati e do shumë. I them se babi është larg, por të do shumë dhe do vijë… Këtë gjë bëjnë edhe prindërit e mi. Është një pjesë që ai do ta kuptojë vetë kur të rritet….”, tregon Fetia.

Edhe pse i ati mungon fizikisht, Fetia thotë se mundohet që të ruajë një kontakt emocional për figuarën e babait tek i biri.

 “Unë mundohem t’i rri larg dhe im bir nuk ka asnjë kontakt me të… Por sa herë ka ditëlindje e festa, i dërgoj dhurata dhe i them këto i ke nga babi, në mënyrë që ai të mos e ndiejë mungesën…”, rrëfeu ndër të tjera ish-kampionia e peshëngritjes, sot shefe policie.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top