Lifestyle

August 29, 2018 | 11:55

Filantropia, misioni human që prek zemrën e Ermal Metës dhe emrave të shquar të muzikës italiane

Nga Nek te Ermal Meta dhe Fabrizio Moro: emra të mëdhenj në koncertin e Emergjencës

ermal

Do të zhvillohet nga 7 -9 shtator Edicioni i 17-të Kombëtar i Emergjencave në Trento të Italisë, shoqata më e madhe italiane, e themeluar dhe drejtuar nga Gino Strada, në ndihmë të popujve në zonat e luftës dhe që në Itali mbështet ata që nuk mund të hyjnë në kujdesin për të cilin kanë nevojë.

Konferenca dhe takime të ndryshme me të ftuar të mëdhenj italianë dhe jo vetëm, në një program të planifikuar përgjatë tri ditëve, për t’iu ofruar të gjithë atyre që arrijnë në qytet për këtë aktivitet, mundësinë për të diskutuar mbi çështjet më aktuale, duke folur drejtpërdrejt me kë është i angazhuar në këtë fushë në këto lloj emergjencash.

Programi i së shtunës do të shoqërohet me shfaqjen e pesë mini-dokumentarëve të prodhuar nga Emergjenca për Zelig TV për të treguar një Itali ndryshe nën drejtimin e Federico Greco dhe Nicola Moruzzi. Do të ketë ekspozita dhe turne interaktivë, me qëllim, rritjen e vetëdijes për realitetin e luftës dhe financimin e projekteve të kryera nga shoqata.

Ky takim do të mbledhë edhe muzikantë, ku më 8 shtator në Piazza Fiera do të mbahet koncerti me praninë e: Fiorella Mannoia, Nek, Stefano Cenci, Social Band së bashku me Alina Ascione, të cilët do të performojnë në skenë, si dhe fituesit e Festivalit të Sanremos, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, të cilët kanë vendosur të transferojnë të ardhurat nga të drejtat e autorit në këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.

Burimi spettakolo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top