Lifestyle

January 17, 2019 | 9:44

Fisi më jetëgjatë në botë… jetojnë deri në 150 vjet, nuk e njohin kancerin dhe lindin në moshën 65 vjeçare. Ja sekreti i tyre…

Fisi Hunza janë një popullsi e vogël që jeton në pjesën veriore të Pakistanit. Besohet të jetë popullsia më e shëndetshme dhe më jetëgjatë në botë; sipas një statistike, ata janë njerëzit më të lumtur në tokë dhe nuk e njohin kancerin. Zakonisht notojnë në ujë të ftohtë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65 vjeçare.

Kirurgu britanik Dr. Robert McCarrison në shkrimin e tij të botuar në AMA Journal raportoi:

“Nuk ka raste të njohura të kancerit tek njerëzit Hunza. Ata kanë një kulturë të bollshme të kajsive. Ata i thajnë ato në diell dhe i përdorin kryesisht si ushqimin bazë të tyre”.

Ata nuk konsumojnë ushqim të importuar, mbjellin dhe mbledhin ushqimin e tyre. Hunzat gjithmonë konsumojnë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme të drithërave si hikërror, mel dhe elb, qumësht, vezë, bishtajore dhe shumë rrallë djathë.

Njerëzit Hunza hanë pak dhe ecin gjatë gjithë ditës.

Zakonisht, Hunzat nuk hanë asgjë për një periudhë 2-4 muaj. Në atë kohë, ata vetëm pinë lëng kajsie. Kjo periudhë quhet “Pranvera e urisë”. Këta njerëz agjërojnë në periudhën kur frutat nuk janë të pjekura. Ekspertët mjekësorë thonë se kjo periudhë agjërimi dhe dieta e tyre është arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme. Besohet se ndoshta konsumimi i lartë i kajsive janë arsyeja pse ata nuk vuajnë nga kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17, agjent që njihet për fuqinë kundër kancerit.

Thuhet se disa njerëz të Hunzës kanë jetuar deri në 150 vjet. Falë një jetese të shëndetshme dhe një diete të shëndetshme ata duken më të rinj dhe gratë e tyre mund të lindin 65 vjeç. Në një histori të botuar në vitin 1984 tregohet për shkuarjen në Londër të Abdul Mbundu, një njeri nga lugina Hunza, i cili me mbërritjen e tij ka habitur personelin e sigurimit në aeroport kur tregoi letrat e tij që tregonin vitin e lindjes në 1832.

Ekspertët në një konferencë kombëtare të kancerit të mbajtur në Paris në gusht 1977 raportuan se të dhënat nga “gjeokancerologjia” (një shkencë që studion kancerin në rajone të ndryshme të botës) tregojnë një mungesë të plotë të kancerit vetëm në Luginën Hunza.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top