Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të QSUT, ku ekipi mjekësor i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike.
Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT.
Një falënderim nga zemra shkon për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm e trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël, por vendosën ta përcjellin duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.