Në fokus

June 1, 2016 | 9:06

Fituesja e Çmimit “Nobel për Paqe”: Edukoni gratë për të luftuar ekstremizmin

Shirin Ebadi, fituese e Çmimit “Nobel për Paqe” në vitin 2003, në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” ka folur për radikalizmin religjioz, rolin e femrës në këtë mes, transformimin e islamit dhe atë se çfarë një shtet duhet të bëjë për të mos rënë në kurthin e radikalizmit.

“Shteti duhet të ndahet nga feja dhe gratë janë ato që kanë rol shumë të rëndësishëm në procesin e deradikalizmit, ato duhet ta luftojnë mentalitetin patriarkal e mbi të gjitha të mos keqpërdoret feja për interesa politike dhe ekonomike”,  ka thënë  nobelistja e Çmimit për Paqe të vitit 2003, Shirin Ebadi, në ditën e parë të konferencës së pestë me radhë në Prishtinë për dialogun ndërfetar.

Ajo foli për pasojat e radikalizmit, përfshirjen e grave dhe fëmijëve në këtë proces dhe format më të mira për të dalë nga kjo sfidë globale.

Ebadi foli edhe për transformimin e islamit dhe atë se çfarë një shtet duhet të bëjë për të rënë në kurthin e radikalizmit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top