Lifestyle

November 30, 2016 | 12:54

Fjala më e kërkuar e 2016-ës

Në fund të çdo viti, Dictionary.com, fjalori më i njohur online, publikon fjalën më të kërkuar të vitit. Në 2015-ën, fjala më e kërkuar ishte “identitet”, referuar diskutimeve në media për gjinitë, racat dhe seksualitetin. Por, këtë vit, fjala më e kërkuar është disi më pak optimiste dhe përshtatet më së miri me periudhën e zgjedhjeve në SHBA.

an unreasonable fear or hatred of foreigners or strangers or of that which is foreign or strange.

Fjala më e kërkuar e vitit 2016 është “ksenofobia”, që do të thotë “frikë ose urrejtje ndaj të huajve, kulturave të ndryshme ose të panjohurve”.

Kërkimi për këtë fjalë ka arritur majat më 24 qershor, një ditë pas votimit të referendumit të Brexit dhe pak ditë më vonë, kur Obama akuzoi Donald Trump-in se mbronte “ksenofobinë”.

Obama tha: “Retorika e fushatës Donald Trump nuk është një masë e populizmit, por nativizëm apo ksenofobi, ose më keq”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top