Sipas psikologëve nga Universiteti i Michigan-it, lojërat si rebuset apo fjalëkryqet stërvitin trurin. Studimi i tyre ka marrë në shqyrtim 62 fëmijë të moshës 8 dhe 9 vjeç.
Gjysmës së pjesëmarrësve i kërkuan të përdornin për 15 minuta në ditë video-lojëra të studiuara për të testuar atë lloj memorieje që e lejon trurin të imagjinojë informacionet ndërkohë që ishin ngarkuar të zgjidhnin një problem. Ndërsa gjysmës tjetër i dhanë të njëjtën kohë që të ushtroheshin me fjalorin dhe të bënin një test me njohuri të përgjithshme.
Edhe pse efikasiteti i të ushtruarit ndryshonte nga një fëmijë tek tjetri, psikologët treguan se në përgjithësi, ata që ishin ushtruar me video-lojëra edhe tre muaj pas përfundimit të eksperimentit ishin në gjendje të kalonin me rezultate të mira testet mbi arsyetimin dhe mbi aftësinë e zgjidhjes së problemeve.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.