Todd Weaver, ishte një ushtar i cili në moshën 26 vjeçare, në vitin 2010, humbi jetën në Afganistan. Duke lënë gruan e tij Emma dhe vajzën Kiley, e cila ishte shumë e vogël për të kujtuar babain e saj të dashur. Trupi i ushtarit u dërgua në Virxhinia, ku familja dhe miqtë e tij kryen ceremoninë e varrimit.
Gruaja, dy ditë pas funeralit, hapi laptopin dhe gjeti dy dosje. Në një ishte shkruar: “E dashur Emma” dhe në tjetrën “E dashur Kiley”. Në praktikë, djali kishte shkruar dy letra për gratë më të rëndësishme të jetës së tij. Në atë për gruan e tij Todd, kishe shkruar:
“E dashur Emma. Epo, nëse po e lexon këtë, do të thotë që nuk kam ardhur në shtëpi dhe nuk mund ta kuptosh sa të dua. Unë të dua dhe do të dua gjithmonë. Edhe nëse nuk mund të jem me ju tani, unë jam i sigurt se do t’ju mbroj përgjithmonë. Unë gjithmonë do të jem pranë jush me shpirtin tim. E di që kjo kohë duhet të jetë e vështirë për ty, por gjithashtu e di se sa e fortë je. Mos harro se Zoti e dinte shumë mirë se çfarë do të ishte më e mira për ne që para se të lindnim. Dua të dish se sa e rëndësishme je për mua. Nuk mund të kërkoja një grua më të bukur, më të dashur dhe të ëmbël. Kujtimet që kemi ndarë vitet e fundit kanë qenë më të mirat e jetës sime. Mbaji ato në zemrën tënde.
Shiko sa bukur është vajza jonë. Ji e fortë për të. Mos ta harroj babain e saj dhe sa shumë e doja. Lindja e saj ishte dita më e bukur e jetës sime. Buzëqeshja e saj më tregoi atë që ishte gjëja më e bukur në këtë botë. Ti dhe Kiley keni gjithë jetën përpara dhe unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e saj, të paktën për një kohë. Të dua Emma, bashkëshorti yt, Todd“.
Letra e dytë ishte për fëmijën e tij dhe në të shkruhej:
“E dashur Kiley, edhe nëse nuk më mban mend, dua të kujtoj se sa shumë të do babi yt. Unë u largova për në Afganistan kur ti ishe vetëm nëntë muaj. Lënia jote ishte gjëja më e vështirë që kam bërë në jetë. Ti je shumë e veçantë për mua, je një dhuratë nga Zoti. Dita më e mirë për mua ishte kur erdhe në jetë. Sa herë të shihja duke buzëqeshur zemra ime shkrihej plotësisht. Jeta ime nuk ishte e plotë deri erdhe ti mes nesh. Më vjen keq që nuk mund të të shoh teksa rritesh. Por mbaj mend se babi nuk është zhdukur, tani unë po të shoh nga qielli. Ti je me fat që ke një nënë që kujdeset për ty çdo ditë. Ji e mirë ndaj saj dhe ndihmoje sa herë që të mundesh. Gjithmonë ji butë dhe e sjellshme me të tjerët dhe do të zbulosh se bota është e mirë me ju. Kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur, mos harro se Zoti gjithmonë e di se çfarë është e drejtë për ju dhe në fund gjithçka do të zgjidhet. Ti ke para një të ardhme të bukur dhe të shkëlqyeshme. Shijoje dhe mbaj mend se babi yt do të jetë gjithmonë krenar për ty dhe do të dojë përgjithmonë. Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë dashuria ime. Me shumë dashuri, babi yt!“
Fjalët e këtyre dy letrave janë vërtet të forta dhe duhet t’i bëjnë të gjithë njerëzit të reflektojnë, që të mos ankohen për gjëra të kota.
Burimi / www.bigodino.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.