Marrëdhënie

February 12, 2019 | 11:40

Fjalët që mund t’i thuash partneres, përveç “Të dua”

Këtë Shën Valentin ka 7 gjëra që duhet t’ia thuash asaj, përveç fjalës ‘Të dua’. Nuk duam të nënvlerësojmë rëndësinë e kësaj fjale, që edhe pas shumë vitesh lidhje, sërish ka fuqinë ta bëjë zemrën të rrahë fort në ditën e Shën Valentinit.

Por ka dhe disa fjalë të tjera që kanë fuqi të ndryshojnë marrëdhënien tuaj dhe që mund t’i mësoni më poshtë:

Mund t’ia dalësh. Po, partneri mund të jetë nxitësi më i mirë i tifozëve edhe nëse je e vetmja tifoze e tij.

Jam krenar për ty. Gjëja më e mirë që mund të bëjë partneri është të shprehë krenarinë që ndjen për arritjet e saj.

Je e bukur. Nuk ka fjalë më të bukura sesa të dëgjosh “Je e bukur” nga goja e partnerit që të sheh me apo pa makijazh.

Të vlerësoj. Një mashkull duhet të dijë të vlerësojë përpjekjet e partneres së tij që në fakt janë përpjekje në shërbim të dashurisë.

Le të dalim në një takim. Rutina e vret pasionin dhe kështu, në vend që të shihni TV atë natë, më mirë dilni në një takim romantik.

Të mbështes. Një femër gjithnjë do të dijë nëse ka mbështetjen e partnerit në çdo hap të rëndësishëm që bën.

Më fal. E kemi fjalën për atë situatën kur të duhet të thuash këto fjalë: E kuptoj përse je kështu, ndihem keq që të kam çuar në këtë situatë, dhe do të bëj çmos për t’u siguruar që nuk do të ndodhë më.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top