Presidenti në ikje i Amerikës, Barack Obama ka mbajtur fjalimin e tij të fundit, ku ka bërë përmbledhjen e tetë viteve të qëndrimit në krye të Shtëpisë së Bardhë. Midis të tjerash, ai ka falenderuar bashkëshorten dhe vajzat, që i kanë qëndruar në krah gjatë këtij rrugëtimi.
“Michelle, Michelle LaVaughn Robinson, vajza e South Side. 25 vitet e fundit, nuk ke qenё vetёm bashkёshortja ime dhe nёna e dy vajzave tё mia, por ke qenё shoqja ime e ngushtё. More pёrsipёr njё rol pёr tё cilin nuk u pyete dhe ia dole sipas mёnyrёs tёnde, me mirёsi, kurajё, stil dhe humor tё mirё. E ktheve Shtёpinё e Bardhё nё njё shtёpi pёr tё gjithё, dhe brezat e rinj kanё synime mё tё larta, sepse tё kishin ty si model. Më ke bёrё krenar, jo vetёm mua, por tё gjithё shtetin”, kanё qenё fjalёt e tij pёr bashkёudhёtaren e jetёs.
Ndёrsa pёr dy vajzat e tij, pavarёsisht profesionit, Obama do tё jetё gjithmonё njё baba.
“Malia dhe Sasha, nё rrethana tё çuditshme ju u bёtё dy zonjusha tё mrekullueshme. Jeni tё zgjuara, tё bukura, por mё e rёndёsishmja jeni tё mira, tё matura dhe plot me pasion. Edhe pse ishit nё qendёr tё vёmendjes pёr shumё vite, ju e kaluat me shumё lehtёsi. Pas tё gjithave qё kam bёrё nё jetё, mё shumё jam krenar qё jam babai juaj”, ka thёnё ai mes emocioneve dhe lotёve.
Video emocionuese po bën xhiron e botës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.