Aktualitet

November 28, 2024 | 7:22

Flamuri ynë kuqezi tani më tepër se kurrë ka nevojë për dashuri nga të gjithë ne

 

Nga Blerina Hima, Mërtiri, arsimtare

 

Edukimi i fëmijëve me dashuri për atdheun, është e vetmja garanci që brezi i ri  të ndihet krenar për vendin, ta duan tokën e të parëve dhe do të vazhdojnë ta valëvisin me krenari e dashuri  flamurin tonë kombëtar, sado të jemi të shpërndarë nëpër botë. 

5

Këtë dashuri askush nuk e dhuron më bukur se fëmijët. Këngët patriotike kanë një fuqi aq të madhe bashkimi dhe atdhedashurie saqë kur njerëzit i dëgjojnë, i këndojnë, dhe vetvetiu krijojnë  imazhe dhe ndjenja, të cilat ndikojnë në dashurinë kombëtare.

Dëgjimi i muzikës patriotike në shkolla shërben për të rrënjosur kuptimin e krenarisë kombëtare, atdhedashurisë dhe unitetit. Këndimi i himnit tonë kombëtar dhe i këngëve patriotike nëpër shkolla e jetëson atë dashuri për të cilën flamuri i të parëve tanë ka shumë nevojë.

4

Është ky flamur që u ngrit i lirë në qiell me krenari nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u qëndis nga duart e arta të vajzave shqiptare, që u valëvit në duart e Ismail Qemalit në nëntorin e 1912-s në Vlorën heroike dhe brezi i ri, të këndojnë, ta duan tokën e të parëve dhe do të vazhdojnë ta valëvisin me krenari e dashuri flamurin e kuq me shkabën dykrenore në mes.

Çdo vit festimi i 28 dhe 29 nëntorit do të shprehë këtë vazhdimësi.

2 3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top