Në fokus

March 27, 2017 | 12:14

Flasin mjekët: Françesk Radi në gjendje kritike, ja çfarë i ka ndodhur!

Pas lajmit se këngëtari i njohur Françesk Radi u shtrua me urgjencë në QSUT vjen reagimi i parë i mjekëve që e pritën. Tefta dhe Francesk Radi. Sipas tyre gjendja e Radit është e rëndë dhe kritike. “BalkanWeb” duke iu referuar mjekëve të urgjencës raporton se kantautori është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit.

maxresdefault-13-678x380

Më herët ka qenë vetë bashkëshortja e Radit, e njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësi për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar, ju lutem ta bëjnë” tha mes lotësh Tefta Radi, cituar nga “Ora News” .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top