Mirëqenie

November 3, 2016 | 10:52

Flet dermatologia: Dietat e forta ndikojnë në rënien e flokëve

Mjekja dermatologe, Ardiana Sinan

Mjekja dermatologe,
Ardiana Sinani

Është stina e vjeshtës, ndaj edhe bien flokët. E dëgjojmë shpesh të thuhet kjo, por sipas mjekes dermatologe, Ardiana Sinani, kjo gjë e ka zanafillën në sezonin e verës. Gjatë muajve maj dhe qershor, flokët për shkak të rrezatimit diellor dobësohen, kjo sjell edhe rënien e tyre. Por nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera që ndikojnë në rënien e flokëve, si deficiencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyre ushqyerjeje jo të shëndetshme.

Ky është sezoni kur shumë persona ankohen për rënie të flokëve, pse ndodh kjo? Është e vërtetë që vjeshta dhe periudha tetor–nëntor është sezoni ku pjesa më e madhe e njerëzve, sidomos femrat, ankohen për rënie të flokëve. Duke qenë se femrat janë ato që mbajnë dhe flokë më të gjatë, e vërejnë këtë fenomen më shumë se meshkujt. Sipas një studimi të bërë nga kërkues suedezë, është parë se në vjeshtë flokët bien në sasi më të madhe, por gjithashtu është vënë re se në periudhën e maj-qershorit, ku nis rrezatimi diellor dhe ekspozimi në diell është më i madh, flokët qëndrojnë më gjatë në fazën telegone të tyre, fazën përpara se të bien dhe pas 3-4 muajve të verës flokët që duhet të bien gjatë kësaj periudhe bien njëherësh në periudhën tetor– nëntor, duke na lënë të besojmë se po na bien më shumë flokë se normalisht, ku në të vërtetë janë flokë që duhej të kishin rënë më përpara. Kjo i ka çuar kërkuesit suedezë të mendojnë se kjo është një përshtatje e natyrës njerë- zore ndaj kushteve atmosferike, ku përpara fillimit të verës flokët nuk bien për arsye që të mbrojnë kokën nga rrezatimi diellor.

Po faktorë të tjerë me ndikim?

Po, nuk përjashtohen edhe shkaqe të tjera që ndikojnë në rënien e flokëve, si:deficiencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyre ushqyerjeje jo të shëndetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, që përgjithësisht gjenden në perimet dhe frutat, mbajtja e dietave të forta për periudha të gjata kohe. Shkaqe endokrinologjike si hypo ose hyper tiroidizmi, postpartum (mbas lindjes së një fëmije, kjo sepse si rezultat i proceseve të shumta mitotike që ndodhin gjatë shtatzënisë. Flokët gjatë kësaj periudhe nuk bien, por pas lindjes, të gjithë ata flokë që normalisht duhej të kishin rënë gjatë periudhës së shtatzënisë fillojnë e bien njëherësh rreth 3-4 muaj pas lindjes). Stresi i madh psikik dhe ai fizik po ashtu ndikon. Anemitë, sidomos ato ferriprive (që vijnë si rezultat i marrjes së pakët të hekurit apo humbjes së tij nga organizmi, siç janë hemorragjitë e ndryshme), infeksionet e përsëritura streptokoksike të fytit, hundës, veshëve etj.

Kur duhet të nisim të shqetësohemi?

Duhet të shqetësohemi për rënie të flokëve nëse rënia e tyre vazhdon edhe pas periudhës tetor–nëntor dhe mesatarja e rënies së tyre është më e madhe se 100 fije në ditë. Në këto raste duhet t’i drejtohemi mjekut dermatolog për të gjetur shkaqet e rënies së flokëve, sepse pa mjekuar shkakun, nuk arrijmë dot të frenojmë rënien e tyre, sado vitamina e minerale të marrim. Për këtë arsye kërkohen disa lloj ekzaminimesh laboratorike, që do të orientojnë mjekun për gjetjen dhe më pas mjekimin e duhur të shkaqeve.

A ka një predispozitë moshore rënia e flokëve?

Po, ka një predispozitë moshore rënia e flokëve. Femrat në menopauzë fillojnë të kenë flokë të hollë dhe humbasin volumin e flokëve të tyre. Meshkujt dhe femrat që kanë predispozitë për alopeci androgjenike fillojnë të humbasin flokët e tyre në dekadën e tretë të jetës midis 20-30 vjeç. Cilat janë metodat e trajtimit? Mënyrat e trajtimit janë të ndryshme, kjo në varësi të shkaqeve dhe llojit të rënies të flokëve. Po ashtu rekomandohet edhe konsumimi i produkteve ushqimore me shume proteina minerale dhe vitamina.

Disa prej shkaqeve që çojnë në rënie të flokëve

-Ndikojnë deficiencat ushqimore që vijnë si rezultat i një mënyre ushqyerjeje jo të shëndetshme, mungesa e fibrave, vitaminave dhe mineraleve.

-Stresi i fortë psikik apo edhe fizik si rezultat i ndonjë sëmundjeje apo traume të rëndë

-Jeta sedentare, mungesa e aktivitetit fizik e sportiv Anemitë D

PANORAMA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top