Mirëqenie

April 13, 2017 | 11:00

Flet dietologia Rolina Naço: Si duhet të ushqehemi për të menaxhuar stresin

Disa ushqime që duhet të konsumojmë më shpesh:

Rolina Naço Dietologe

Rolina Naço
Dietologe

Çokollatë e zezë

Psikologët rekomandojnë përdorimin e çokollatës së zezë për të përmirësuar gjendjen emocionale. Këtu do të duhet të tregoni kujdes, pasi bëhet fjalë për çokollatën e zezë dhe jo atë me qumësht dhe me pak sheqer, me raport mbi 50% kakao.

Verë e kuqe

Vera e kuqe ndikon në përmirësimin e gjendjes emocionale, por jo në sasi të madhe, 2-3 gota për femrat në javë dhe 3 me 4 për meshkujt. Resveratroli, që është një antioksidues shumë i fuqishëm, përmirëson edhe gjendjen emocionale, duke shtuar prodhimin e endofrinave dhe të seritoninës në tru.

Vezë

Është e pasur në nutrient si proteinë e cilësisë më të lartë, kalcium, vitaminë A, D dhe B kompleks, që kanë treguar se ndikojnë pozitivisht kundër depresionit.

Banane

Një frut i keqkuptuar nga kaloritë, por është një thesar për trupin tonë. Përmban mjaft magnez dhe triptopfan, duke kontribuar në sasinë e seritoninës në trupin tonë.

Bajame

Një frut i thatë, i cili, nëse konsumohet i papjekur dhe pa kripë, do të përfitojmë maksimumin e vlerave ushqimore që përmban e që janë kryesisht acide yndyrore të mira, proteina, dhe kripëra minerale e triptopfan, duke kontribuar në sasinë e seritoninës dhe në shëndetin e membranës të qelizave të sistemit nervor.

Burimi: Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top