Diabeti dhe tensioni janë dy shkaqet madhore që çojnë tek okulisti personat kryesisht të moshës së tretë, të cilët shfaqin probleme me shikimin. Këtë e pohon mjeku Ali Tonuzi, falë përvojës së tij disavjeçare në departamentin e Okulistikës pranë Spitalit Francez. Ajo çfarë është më problematike, përveç shkallës së lartë të përhapjes, është se të prekurit përfundojnë në dyert e okulistit në fazën terminale, e për rrjedhojë dëmtimet janë shpeshherë të pakthyeshme.

Ali Tonuzi
Në suplementin e kësaj jave janë trajtuar disa nga patologjitë më të shpeshta që qëndrojnë pas mungesës së shikimit, duke filluar nga fëmijët e deri te mosha e treta, që nga sëmundjet e lindura e deri tek ato tinëzaret, të cilat nuk kuptohen dhe bëjnë që personi të humbasë shikimin përnjëherë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ekzaminimi rutinë, i cili zbulon sëmundjen në kohë, e jo vetëm kur shfaqen turbullimet në sy.
RETINOPATIA DIABETIKE
Diabeti është shkaku kryesor për krijimin e problemeve madhore me shikimin, shumë më tepër sesa në vendet europiane. Kjo për shkak të mosstabilizimit të diabetit nga pacientët. Duhet bërë një punë shumë e madhe mes endokrinologut dhe pacientit për këtë gjë. Në pavijonin e ORLsë, në Spitalin Francez, ne bëjmë një analizë që quhet hemoglobina e glukozuar, e cila mat ekuilibrin e sheqerit për 3 muaj, kurse gliecemia matet vetëm një herë. Dëmtimet më të mëdha në sy si pasojë e diabetit vihen re më tepër tek insulinovartësit, të cilët vuajnë nga retinopatitë diabetike. Pamjen e dëmton edema mokulare, enjtja e qendrës së shikimit që në fazat e para është goxha problem. Në qendrën tonë kemi kapur të sëmurë me diabet pa qenë të diagnostikuar më parë. Në fillimet e para, diabeti jep çrregullime të refraksionit. Rritja dhe ulja e gliecemisë ndryshon refraksionin. Kjo është arsyeja që të sëmurët vijnë shpesh me ankesën e turbullimeve të pamjes, kur ajo çfarë duhet të bëjë është analizë e thjeshtë glicemie, e cila e nxjerr me diabet. Theksoj se ajo çfarë duhet bërë është ekuilibrimi i diabetit nga mjekët endokrinologë, e cila ul shumë fluksin e të sëmurëve diabetikë. Aktualisht, të sëmurët me retinopati diabetike janë të shumtë, ndërsa dëmtimet janë shpeshherë të pakthyeshme, pasi vijnë në fazat terminale. Përveç hemorragjisë vitreale që kanë, këta të sëmurë kalojnë edhe në dëmtime të retinës të stadit të tretë apo të katërt, shpeshherë të pariparueshme. Retinopatia është jopolifrative (në fazat e para dhe trajtohet shumë mirë dhe me pak kosto) dhe polifrative. Nëse vjen në fazat polifrative trajtohet me endolazer, stytlam lazer, ose indirekt lazer (tri mënyra të lazerit, në varë si të gjendjes së të sëmurit). Në qoftë se një i sëmurë në retinë ka neovazë, është shumë e dobët, dhe shpërthen shumë shpejt në hemorragji, i sëmuri në disa raste humbet menjëherë pamjen. E keqja e madhe e diabetit është se nuk pyet për moshë. Kohëzgjatja e diabetit nuk është më e rëndë sishme sesa ekuilibrimi i tij. Kemi pacientë të rinj që janë në fazat terminale. Në këtë rast, ne mund të bëjmë vetëm kirurgji vitreale, e cila aktualisht ofrohet vetëm në spitale private dhe është shumë e kushtueshme, 23 mijë euro. Edhe pamja që rikthehet nuk është e njëjtë.
RETINOPATIA HIPERTENSIVE
Në ndryshim nga retinopatia diabetike, retinopatia hipertensive jep dëmtime në pjesën periferike, duke bërë që të formohen neovaza. Si formohen ato? Dy janë rrugët: tromboza e vazave, arteriolave dhe venulave, kapilarëve që çon në ishemi dhe tjetra është hemorragjia kur vaza e gjakut djersit, krijon edemë dhe çon në ishemi. Nëse tromboza krijon direkt ishemi, djersitja e vazhdueshme dhe edema bën që kjo ishemi të kërkojë oksigjen dhe bën që të formohet neovaza. Në diabet krijohet në nervin optik dhe pjesën qendrore, kurse për retinopatinë hipertensive krijohet në periferi. Pamja qendrore duket shumë e qartë, por kjo neovazë shpërthen në një hemorragji dhe mbushet syri me gjak. Në këtë fazë, ne e kemi shumë të vështirë të gjejmë shkakun, mund të jetë çarje retinale apo një vaskulit që kap pjesën periferike, apo retinopati arteriosklerotike. Me rëndësi është që çdo i sëmurë me hipertension apo diabet duhet të kontrollohet herë pas here.
PERDJA E SYVE
Një tjetër patologji problematike, veçanërisht te mosha e tretë, është dëmtimi i perdes së syrit. Shumica e të sëmurëve e perceptojnë gabim. Perdja nuk është pëlhurë apo një gjë e tepërt që krijohet në sy, por një mikroorgan i syrit që turbullohet duke humbur funksionin e tij. Funksioni i saj është zvogëlimi i imazhit të gjërave të larta, si për shembull pallatet. Humbja e këtij imazhi nënkupton që kanë filluar proceset e kristalinit. Në fazat e para, i sëmuri i moshuar shikon nga afër, por jo nga larg. Dëgjojmë jo pak raste të tipit: “Babai im fut perin në gjilpërë, por nuk sheh fare larg”. Kjo për shkak se kristalina bymehet dhe ndryshon refrakcionin. Pra, një person që sheh shumë mirë për larg, kur formohet perdja, fillon të mos shohë larg, por sheh shumë mirë afër. Dhe kjo është mëse normale. Shenjat janë të shumëllojshme. Disa shohin hije, të tjerë thonë që kur dalin në dritë shohin më turbull dhe në darkë më mirë. Kjo, në varësi të vendit të kristalinës ku është lokalizuar turbullira. Në qoftë se lokalizohet në qendër, të sëmurit sapo del në diell i ngushtohet bebja e syrit dhe nuk shikon, pasi turbullimi i bie në qendër të shikimit dhe humbet pamjen. Kurse në hije zgjerohet pupila dhe sheh normalisht. Ka raste që fillohet nga pjesët periferike të kristalinës që quhet katarakta kortikalis. Zakonisht këto kapen në faza shumë të vona, pasi pamjen qendrore e ka shumë të rregullt. Kështu që, edhe këto faza vetëm kur sëmundja ka arritur në faza e avancuara, i sëmuri paraqitet te mjeku.
TRAJTIMI
Katarakti është një sëmundje e shërueshme totalisht. Shumica e kirurgjive që bëhen në klinikën okulistike është katarakti. Trajtimi i kataraktit është i shumëllojshëm, por përzgjedhja e llojit të kirurgjisë varet nga mjeku. Heqja klasike që është me qepje. Shumë të sëmurë vijën në faza shumë të vonuara dhe heqja me ultratinguj bën që të dëmtojë kornenë (keatopati), e cila jo vetëm që nuk i jep ndihmë të sëmurit, por e bën më keq. Sepse të dëmtosh një korne për të hequr një katarakt është tragjedi. Kështu, përzgjedhja e llojit të kirurgjisë varet nga mjeku. Ultratingujt janë një metodë kirurgjikale që do patjetër hapjen e syrit, por plaga hapet shumë pak dhe absorbohet brenda dhe implantohet një lente që bën punën e kristalinës. Ky problem lidhet edhe me shumë çështje sociale. Më kryesorja është që pacientët që vijnë në faza të avancuara janë pensionistë me fëmijë jashtë vendit. Dhe është shumë e vështirë trajtimi, pasi nuk është çështja vetëm te kirurgjia, por edhe ndjekja e mëpastajme: kontrollimi, hedhja e ilaçit e të tjera. Gjithashtu, trajtimi i sëmundjeve të shikimit është i kushtueshëm dhe shumë pacientë tërhiqen.
PROBLEMET ME SHIKIMIN TE MOSHA E MESME
Personat e moshës 4050vjeçare që drejtohen tek okulisti vuajnë më tepër nga dukuria e quajtur presbiopi, ose një hipermetropi latente, ku pacienti e ka pasur këtë diagnozë shumë herët, por i shfaqet në këtë moshë. Një patologji tjetër është glaukoma me kënd të mbyllur, që është shumë e shprehur te gratë. Për fat, kjo lloj sëmundjeje kapet shpejt, pasi zakonisht jep një presion shumë të lartë, i sëmuri alarmohet dhe kërkon mjekimin e duhur. Ardhja te mjeku zgjidh çdo gjë. Me një rektomi ose ridotomi (lazer ose kirurgji), kjo rikuperohet plotësisht. Ndërsa në moshat 5060 vjeçare shfaqet glaukoma me kënd të hapur, sëmundja tinëzare që prek të dy sytë, shfaqet një herë te njëri e më pas te syri tjetër. Ulja e pamjes ndodh shumë gradualisht, saqë i sëmuri as nuk e kupton. Vetëm pas dëmtimit ekstrem të nervit në sy ndodhë të kërkojë ndihmën mjekësore, e cila në këtë fazë nuk bën punë, pasi dëmtimi nuk rikuperohet. Kjo zakonisht trajtohet me medikamente, por ardhja me vonesë nuk rikuperon dëmtimet edhe me mjekim.
RREZIKU TE FËMIJËT
Fëmijët e moshës deri në 4 vjeç, problemet më të mëdha të shikimit i kanë nga anomalitë e refrakcionit, siç është hipermetropia, miopia dhe asikuatizmi. Këto janë më problematike për faktin se fëmija bën akomodim dhe kështu e fsheh patologjinë. Në qoftë se një hipermetropi shoqërohet me azimetropi, do të thotë që një sy është +3 dhe tjetri +6. Syri i dytë ngel mbrapa me shikim, duke bërë që të instalohet ai që quhet dembelizëm ose angliopia. Te ky fëmijë, në rast se nuk korrigjohet shpejt e meta e refrakcionit, ky sy ngel patologjik nga ana funksionale, pa pasur dëmtim organik në sy. Në rast se këto nuk korrigjohen deri në moshën 78 vjeç, këtë problem e kanë të mbartur për gjithë jetën. Ky fëmijë humbet shijen e pamjes, e cila e privon këtë fëmijë nga shumë profesione siç është shofer, pilot, kirurg. Një fëmijë që s’ka pamjen binokulare, nuk është i barabartë me moshatarët e vet, pavarësisht se pas kësaj moshe mund të korrigjohet e meta e refrakcionit, pamja nuk rikthehet te syri dembel.
QËNDRIMI NË KOMPJUTER
Qëndrimi i gjatë në kompjuter apo telefon, fërkimi i syve dhe alergjitë e ndryshme janë faktorët që çojnë në çrregullimin e syve, që njihet me emrin “keratokonus” e prek më tepër personat e moshës 1425 vjeç. Hormonet, me shumicë në këtë moshë, bëjnë që korneja, xhami i syrit, të hollohet dhe të dalë përpara. Ky është një problem i syrit që s’korrigjohet me syze. Zakonisht, këta janë të sëmurë asimatikë miopikë. Kjo korrigjohet aktualisht, duke e ekzaminuar me një topografi korneale dhe më vonë me krosling. Kjo e fundit është një procedurë kirurgji e thjeshtë, pa komplikacione, që bën forcimin e kornesë dhe syri shpëton. Problemi në Shqipëri është më i ndërlikuar sepse zonat e varfra, të largëta, nuk e konceptojnë këtë dhe vijnë në faza shumë të vona, atëherë kur sëmundja kalon në stadin e tretë dhe të katërt. Kërkohet edhe transplant korenal i cili, përveçse është shumë i shtrenjtë (6 mijë euro), nuk e ka të sigurt rikuperimin e dëmtimit në sy.
SITUATA
Ndodh shpesh që pacientët të kërkojnë ndihmën mjekësore, vetëm pasi të kenë arritur në moshë madhore. Për shembull, kur duhet të marrin patentën. Kjo e bën shumë të vështirë, shpesh të pamundur rikthimin shikimit. Sot nuk kemi të bëjmë me një numër në rritje të rasteve, por është rritur shkalla e zbulimit të tyre. Në moshën e tretë po vijnë gjithnjë e më shumë pacientë me dëmtime të qendrës së shikimit (degjeracioni makular senil), i cili bën që syri të jetë i thatë ose i njomë. Nëse i pari nuk trajtohet fare dhe i sëmuri humbet plotë sisht shikimin, pavarësisht se heq kataraktin, në degjeneracionin makular të njomë, ne bëjmë injeksione intraviterale, që për fatin e mirë dhe të keq janë shumë të shtrenjta, por japin një stabilizim të mirë. Aktualisht janë futur dy medikamente në QSUT, që janë shumë të shtrenjta (850 euro) dhe arrijmë t’i bëjmë. Pothuajse 56 injeksione në javë bëj vetëm unë. Kjo do të thotë që një i sëmurë me katarakt në moshë të vjetër duhet të jetë patjetër i shoqëruar nga një person i ri dhe ta ndjekë mjekimin e mëpastajmë./Panorama/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.