Lifestyle

March 9, 2018 | 15:23

Flet për herë të parë mikesha e Selena Gomez: Transplanti i veshkës i rrezikoi jetën

Ish-ylli i Disney, Selena Gomez ka rrezikuar seriozisht jetën pas operacionit të transplantit të veshkave. Për këtë ngjarje ka folur mikja e saj e ngushtë, France Raisa.

Në një intervistë për “W Magazine”, ajo tregon se pas gati një dekade miqësie kishin vendosur që të jetonin së bashku në të njëjtën shtëpi.

E pikërisht gjatë bashkëjetesës së tyre u shfaq edhe sëmundja e Selenës, një sëmundje që shkatërron sistemin imunitar, duke shkaktuar inflamacion dhe dëme të organeve.

“Një ditë Selena erdhi në shtëpi pas analizave që ajo kishte bërë dhe ishte shumë serioze. Në një moment ajo nisi të qante. E pyeta përse dhe atëherë më rrëfeu se kishte nevojë për një veshkë të re dhe se lista e pritjes në spital ishte nga shtatë në dhjetë vite. Pikërisht këtu vendosa që t’i dhuroj Selenës veshkën time”, ka rrëfyer Raisa.

Kjo e fundit tregon se gjatë operacionit ka patur edhe komplikacione që kanë rrezikuar jetën e dy mikeshave.

“Sapo isha zgjuar, disa orë pas ndërhyrjes sonë, Selena më rrëfeu se kishte vërtetë frikë. Operacioni nuk përbënte rrezik deri në momentin që Selena më tha se kur ishte rrotulluar në shtrat kishte këputur një venë, e për këtë arsye u operua sërish me urgjencë”, vijon France.

Aktorja 29-vjeçare tregoi publikisht fazat pas operacionit: “Unë nuk kisha dëshirë të ushqehesha dhe as të pija. Por edhe Selena kishte komplikacione. Ajo realisht mund të kishte vdekur”, përfundon ajo.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top