U ka ndodhur të gjithëve: një vështrim pak më shumë se zakonisht, një buzëqeshje shumë më elokuente, një mesazh midis shakasë dhe intimitetit. Por, mos e merrni me frikë. Bëhet fjalë për një lojë dhe nuk rrezikon solidaritetin e çiftit. Por, nëse kjo çon në diçka më shumë, pra, nëse flirtimi merr përsipër dhe bëhet një ortek i pandalshëm, rreziku i rrënimit të marrëdhënies ekziston.
Të flirtosh ndoshta është njerëzore, por të tradhtosh është një tjetër gjë: zbuloni rregullat për të luajtur pa rrezikuar marrëdhënien. Këtu është një manual i vogël, për të flirtuar pa tradhtuar, që është me qëllim të mirë!
Në fund të fundit, kujt nuk i pëlqen?
Të ndihesh e dëshiruar dhe e kërkuar, të kesh dëshirë për risi e nevojë për konfirmim, duke filluar që nga ankesat për seks. Qetësohuni! Është njerëzore, dhe sigurisht nuk është një mëkat. Sidoqoftë, mund ta fillojmë edhe pa qëllim flirti me fqinjin e tavolinës së punës, me babanë e shokut të klasës së fëmijës, apo me një të huaj që e kemi takuar në palestër. Çdo gjë në fillim është absolutisht e pafajshme dhe pa motive të mëvonshme, por për të mbetur kështu, është e nevojshme që të tregoheni pak të kujdesshëm para se të jeni në krahët e tjetrit dhe të përfundoni duke tradhtuar partnerin tuaj.
Bëjmë një përpjekje kujtese. Duke u kthyer pas në kohë e duke kujtuar se si filloi historia me partnerin aktual. Kështu mund ta kuptojmë lehtë se si kaluam nga një flirt i thjeshtë në diçka më shumë. Sepse në fillim ndoshta nuk e kishim vënë re, por pastaj e kemi braktisur veten dhe kemi kaluar lehtësisht në diçka tjetër. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, dashuria kalon nëpër faza të ndryshme dhe fluturat në stomak lënë gradualisht hapësirë për një ndjenjë më të thellë dhe ndoshta më pak përfshirëse. Rutina, stresi, faturat për të paguar, me siguri nuk ndihmojnë! Kjo është arsyeja pse dalëngadalë ndalojmë të jemi tërheqës dhe seksi, duke braktisur plotësisht idenë e flirtit. Por, para se të rizbulojmë dridhjet për dikë tjetër, përpiqemi të bëhemi sensuale për partnerin tonë. Joshja është një art që merret me përvojën dhe moshën dhe se nuk duhet të ndalosh kurrë së ushtruari.
Bëni zgjedhjen e duhur! Nëse nuk mund të heqim dorë nga ideja e flirtimit, të paktën të përpiqemi ta bëjmë me kritere. Për shembull, duhet të shmangim flirtimin me njerëz që kanë ndjenja për ne, sepse ata nuk mund të jenë të kënaqur me atë (pak) që ne jemi të gatshëm t’u japim atyre. Edhe flirtimi më klasik me shefin duhet të përjashtohet në mënyrë kategorike. Përfshirja në punë mund të jetë e pakëndshme kur ne lodhemi së flirtuari. Në vend të kësaj, ne vendosim në krye të listës të huajt, prej të cilëve importojmë pothuajse zero miq, e që nuk kanë asnjë motiv të mëvonshëm që t’i kemi të besueshëm.
Moduli i hershëm: ah, sa mençuri kishin një kohë! Është pikërisht kështu. Ekziston një mënyrë e drejtë për gjithçka. Përtej karakterit të secilit, pak a shumë ekstravert, pak a shumë të turpshëm, gjëja e rëndësishme është që të kemi shumë të qarta kufijtë që kemi vendosur para se të kalojmë pragun e pikës së kthimit. Të ndihemi të dëshiruar rrit vetëvlerësimin tonë, por ekzagjerimi mund të rrezikojë marrëdhënien. Më mirë të mos e tejkalojmë, edhe për shkak se partneri ynë e meriton respektin, edhe nëse nuk e kupton. Besnikëria dhe sinqeriteti janë gjithmonë të domosdoshme.
Kujdes ndaj kambanave të alarmit. Qartësia nuk duhet të ndalojë kurrë së shoqëruari kur ne flirtojmë. Nëse duam të kuptojmë se flirti nuk kufizohet vetëm në shkëmbimin e shkurtër të fjalëve apo mesazheve provokuese, edhe nëse është modest, një zile alarmi duhet menjëherë të na informojë se ne po ndryshojmë kursin dhe po shkojmë përpara. Le të pyesim veten pa frikë se çfarë ndiejmë saktësisht dhe çfarë duam që të ndodhë. Nëse përgjigjja është se ky person na intereson, ne jemi një hap larg nga humnerat. Le të shkojmë me këmbët tona dhe mos të harrojmë kurrë të bëjmë një analizë të asaj që ne po rrezikojmë seriozisht. Parandalimi është më i mirë se kurimi.
Reciprociteti. Nëse, pasi jeni parë dhe keni vendosur se ka kufij të qartë, jemi të vetëdijshëm se flirti nuk përbën krim. Jemi të gatshëm ta pranojmë që nuk kemi vetëm ne të drejtë ta bëjmë këtë. Ajo që bëjmë, duhet të jetë edhe për partnerin tonë, por në këtë moment nuk do të kemi të drejtë të dimë pse dhe me kë, as të shkojmë në tradhti. A jemi vërtet të gatshëm ta pranojmë? Po, sepse kur veprimi fillon prej nesh, duket më pak e rëndësishme dhe serioze se kur ne e vuajmë atë nga ana jonë.
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 134
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.