Ky është një konfirmim që vjen nga përvoja, por tani e pohojnë edhe shkencëtarët: stresi i tepërt ndikon në daljen e thinjave.
Por kujdes: po flasim për stresin e qelizave, pra dëmi që ADN-ja e qelizave mund të pësojë për arsye të ndryshme (rrezet UV, rrezatimet ionizuese, substancat që hamë apo i marrim nëpërmjet frymëmarrjes, etj…). Nëse dëmtohen staminalet e melanociteve (qelizat që prodhojnë pigmentin e zi), flokët kanë tendencën të bëhen gri. Rëndësi të madhe ka edhe predispozita gjenetike. Po stresi psikologjik? Nëse jeni prej shumë kohësh të stresuar, mund të dobësohen mbrojtjësit e organizmit, e kështu edhe mbrojtja ndaj stresit qelizor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.