Këshilla & Arsye

July 14, 2016 | 10:02

Flokët si t’i mbrojmë nga uji i pishinës

Vera është stina kur të gjithë ne mendojmë se si të shfrytëzojmë sa më shumë detin dhe pishinat. Por, nëse ju duhet të rrini në qytet për shkak të punës apo jeni larg detit, me siguri që do t’ju rastisë të frekuentoni pishinat. Ajo që shpesh na bezdis është frika se klori i ujit të pishinës mund të shkatërrojë flokët, por mos u shqetësoni. Ka gjithmonë një zgjidhje, dhe më poshtë mund të lexoni këshillat tona se si mund t’i mbroni flokët tuaj. Janë hapa të thjeshtë për t’u ndjekur dhe sigurisht jo të kushtueshëm… Klori i pranishëm në ujin e pishinës është një substancë shumë disinfektuese dhe jashtëzakonisht agresive si për lëkurën, edhe për flokët. Klori ndryshon pehashin e lëkurës dhe e bën atë të thatë dhe të pahidratuar. E njëjta gjë ndodh edhe me flokët, të cilët bëhen më të dobët, të thatë dhe të brishtë, humbasin ngjyrën dhe shkëlqimin, e për rrjedhojë janë më pak të bukur.

1. Përdorni kufje për flokët

Gjëja e parë që na ndihmon për të mbrojtur flokët është kufja, por sigurisht që nuk mjafton vetëm ajo. Para se të vendosni kufjen, lagini flokët me ujë të pastër dhe më pas lyejini me balsam. Është e nevojshme të bëni një kurë më të detajuar për flokët, duke i hidratuar shumë mirë pas pishinës.

2.Vajra ushqyes për flokë të shëndetshëm Në fund të ditës është shumë i nevojshëm dushi me ujë të bollshëm dhe përdorimi i produkteve me pak shkumë dhe jo agresivë. Këshillohet aplikimi i vajrave ushqyes, të cilët duhen përdorur edhe përpara se të hyni në pishinë dhe që minimizojnë efektet e klorit. Gjithashtu aplikoni serume me bazë proteine, pasi riparojnë dhe forcojnë flokët e dëmtuar nga klori.

3.Maska në kushtet e shtëpisë Në shtëpi mund të përdorni një shampo shumë delikate dhe mbi të gjitha maska ushqyese një herë në javë. Edhe maskat në kushtet e shtëpisë janë shumë të vlefshme, shpesh më pak agresive dhe më ekonomike. Një maskë shumë e mirë është të lyeni flokët me të verdhën e një veze dhe ta mbani për 15 minuta. Më pas shpëlajeni kokën me ujë të bollshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top