Prezantuesja Floriana Garo feston sot 29-vjetorin e lindjes.
Referuar postimeve të saj në Instagram, me sa duket ish–misi do të festojë në Gjermani.
Ajo ka postuar së fundmi foto nga Kështjella më e bukur në botë Neuschwanstein.
Fansat dhe miqtë ia kanë nisur me urimet në rrjetet sociale në këtë ditë të shënuar për të.
Vetëm pak kohë më parë Garo i dha fund fejesës së saj 5-vjeçare me biznesmenin Tedi Ngjela.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.