Në fokus

December 15, 2016 | 12:41

Floriri ndihmon kundër humbjes së shikimit

Sipas disa studimeve të fundit në fushën e mjekësisë, përdorimi i grimcave të arit mund të ndihmojë personat që kanë probleme me shikimin, konkretisht atyre që vuajnë nga AMD- ja, një sëmundje që shkakton vështirësi në lexim, dallim të ngjyrave dhe fytyrave të personave të tjerë.

1

Pacientët zakonisht trajtohen me injeksione të vazhdueshme mujore direkt në sytë e tyre.

Studiuesit australianë dhe kinezë  besojnë se përdorimi i një xheli, i cili përbëhet nga grimca ari mund të jetë një zgjidhje më e mirë për ta.

Sipas studiuesit australian Johan Basuki, “ideja është që të krijohet një xhel i efektshëm, të cilin pacientët mund ta përdorin vetëm një herë në gjashtë muaj”.

Eksperimentet e para deri më tani janë bërë te lepujt, por sipas studiuesve duhet kohë para se ky mjekim të përdoret te njerëzit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top