Posta

December 26, 2015 | 8:26

Fobi nga duhani apo raport në krizë?

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

Më ndjeni nëse shfryj, por jam në krizë me bashkëshortin, sepse vazhdon të tymosë dhe unë nuk e duroj dot më. Më jep bezdi, pasi qelbet erë dhe nuk arrij t’i afrohem e jo më ta puth. Kishte hequr dorë prej një viti, por e rinisi. Për mua është edhe më e vështirë për ta toleruar. Filloj të shqetësohem, pasi besoj se është një fobi e imja, më është bërë si sëmundje dhe marrëdhënia jonë në çift po reziston si në fije të perit. Ju lutem, më thoni se çfarë duhet të bëj. U përpoqa t’i kërkoj nëse mund të hiqte dorë, por jo, absolutisht dhe unë ndihem shumë keq.

Përgjigjie: Do t’ju kërkoja që raportin tuaj me bashkëshortin të mund ta shqyrtonit se si ndiheshit me të kur ai e kishte lënë duhanin. Nëse deri atëherë marrëdhënia juaj ishte sikurse ju dëshironi, atëherë do duhet ta merrni parasysh rastin e izoluar, pra praninë e duhanit. Nuk është i panjohur fenomeni i neverisë. Neveria, mbingopja perceptuale në shije, prekje, pamje apo nuhatje dhe, të gjitha së bashku këto, është e njohur. Shija dhe nuhatja e duhanit janë të pakëndshme për ju dhe, si rrjedhojë, me kalimin e kohës kjo bëhet e neveritshme. Kur këto elementë që ngacmojnë perceptimin, çiftëzohen edhe me elementë të tjerë të pakëndshëm emocionalë që ne i hasim në jetën e përditshme, krijojnë një bazë pakënaqësie, e cila merr me vete edhe pjesë nga këto faktorë ambientalë. Pra, duhani, çiftëzuar me një pamje të pakëndshme ose neutrale, mund ta kthejë pamjen (individë, objekt etj.,) të padurueshëm dhe e shoqëruar me këtë ndjenjë neverie. Ky pështjellim emocional keqinterpretohet ndonjëherë, por në fakt ajo që ju mund të mos pranoni, është thjesht era e duhanit. Nga ana tjetër, vetë era e duhanit, për shumë të tjerë nuk është një erë e pakëndshme, por e lidhur me situata të tjera të pakëndshme, mund të kthehet në një element perceptual neveritës. Ka shumë individë që kanë neveri ndaj seksit dhe shume psikologë e interpretojnë me atashime të ndryshme që zhvillimi seksual i atij individi ka pësuar gjatë eksperiencës së hershme. Ngjarje të pakëndshme kanë lënë gjurmë dhe e kanë kthyer faktorin seksual në akt të neveritshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top