Në fokus

September 27, 2017 | 10:45

Fobia sociale: Çfarë ndihmon kundër frikës së përballjes dhe çfarë mendojnë të tjerët për mua?

Fobia sociale është një nga sëmundjet psikike më të përhapura në ditët e sotme. Shkencëtarët pas kërkimeve të shumta shkencore kanë paraqitur edhe disa lloj terapish të cilat ndihmojnë në shërimin e kësaj sëmundjeje psikike. (Ilustrim me shembull konkret):

Reti Duka, Punonjëse sociale, Graz, Austri

Reti Duka, Punonjëse sociale, Graz, Austri

Adriani është 24 vjeç. Ai studion Histori dhe sot do të mbajë një referat. Zemra i rreh fort sikur do t’i dalë nga kraharori. Në fytyrë është i kuq flakë dhe djersë të ftohta i pushtojnë ballin. Adriani ka frikë se mos të tjerët do të tallen me referatin e tij. Thjesht ka frikë nga përballja. Kolegët e mi mendojnë se unë jam budalla, i trashë, i dobët dhe monoton. Në fund, frika që e ka pushtuar është e papërballueshme dhe Adriani largohet nga Katedra e referimit pa lexuar asnjë fjalë.

 

“Fobia sociale është një nga sëmundjet më të përhapura në botë”, shkruan Profesor Falk Leichsenning dhe Profesor Frank Leweke në klinikën psikosomatike dhe psikoterapisë në Universitetin Gießen në  Gjermani. Vetëm në Europë numërohen 10 milion të tillë. Kjo lloj simptome është shumë më e vështirë se sa depresionet. Edhe biseda të shkurtra “smalltalk” apo telefonatat janë të vështira për personat me fobi sociale.

Pas një studimi gati një vjeçar, Leichsenning dhe Leweke botuan në Revistën “New England Journal” shkaqet dhe metodikat terapeutike për kurimin e kësaj sëmundjeje psikike. Reagimi i parë pas një fobie sociale, pra ankthit, frikës se mos përballemi, është largimi i menjëhershëm, ikja si formë e devijimit të situatës. Nga frika  e përballjes, personi i prekur as që merr mundimin të fillojë me komunikimin. Konkretisht kjo varet nga mosha dhe situata e jetesës së personit. Frika apo fobia shkaktohet më së shumti në raste provimesh, vlerësimesh në shkollë apo aplikim, intervista pune etj.

Meshkuj të prekur nga kjo sëmundje janë ata të cilët nuk kanë përvojë lidhjeje. Ata janë të prekur nga ky lloj çrregullimi psikik edhe në veprimtaritë private si: “smalltalk”, telefonata apo edhe bërje pazari. Në shumicën e rasteve personat me fobi sociale janë të vetmuar, nuk kanë jetë sociale si dhe nuk kanë persona të besueshëm rreth vetes, pra persona që t’u besojnë. Dëshira për një partneritet apo afrimitet me njerëz është shumë e madhe, por frika se mos nuk merren seriozisht, tallen apo përqeshen me ta është shumë më e madhe se sa dëshirat e tyre. Pasojat janë shumë të rënda, izolim social, nënvlerësim i vetes dhe rritje depresionesh.

auto-ansia-sociale11481446199-640x426

Studimet e bëra kanë treguar se fobia sociale shfaqet rreth moshës 21-vjeçare. Shkaqet janë sociale dhe gjenetike. Ana gjenetike transportohet nëpërmjet prindit (babait frikacak) apo prindërve autoritarë, shumë të rreptë, të cilët fëmijës së tyre i kanë thënë gjatë gjithë kohës “Ti s’di asgjë, je idiot e të tjera etiketime ofenduese”. Shkaqe sociale janë ndodhi të fëmijërisë së hershme si Mobbing turma keqbërësish prej moshatarëve në shkollë.

 

Për sa i përket mjekimit medikamentoz për këtë lloj çrregullimi jepet seroton, gjë që nuk këshillohet nga psikologjia klinike. Metodat më të suksesshme janë terapitë psikologjike, të cilat zgjasin shumë gjatë. Terapia psikodinamike dhe kognitive janë metoda efikase.

Psikoterapia është metodikë e suksesshme për kurimin e kësaj sëmundjeje, por tepër e kushtueshme. Ajo nuk mbulohet nga siguracionet përkatëse dhe kohët e fundit në Europë po flitet shumë për mbulimin nga siguracione të terapive psikologjike.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top