Historia e një vajze 34-vjeçare e cila ka tentuar vetëvrasjen është trajtuar në studion e emisionit “Fol me psikologen”. Në një rrëfim rrëqethës nëna e saj tregoi se si e rriti e vetme pas braktisjes nga i shoqi. 10 ditë më parë ajo ka gjetur të bijën pa ndjenja në dhomën e gjumit pasi kishte pirë një grusht me ilaçe.
Psikologia Ervisa Lula njëkohësisht autore e këtij emisioni në bashkëpunim me të ftuarën, psikologen klinike Blerina Toma analizuan rastin dhe e orientuan zonjën duke e kthyer kështu bisedën në një seancë të vërtetë këshillimi.
Mes lotësh zonja A. ka treguar dyshimet e saj se kërcënimet e fshehura që vajzës i bëjnë në telefon apo ndarja nga i dashuri italian mund të jenë arsyet që e çuan drejt këtij akti të rëndë. Ajo u largua nga studio me premtimin e të dyja psikologeve se do t’i vijnë në ndihmë së bijës dhe do ta ndjekin deri në fund shqetësimin e saj.
https://www.youtube.com/watch?reload=9&v=6fbtapY5EE8
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.