Aktualitet

November 26, 2022 | 9:30

Fondacioni FAB / Kush fal dashuri, fal jetë. Një ditë ndryshe në Prestige Resort me fëmijët jetimë të Kavajës

Tanimë është shndërruar në një traditë. Fondacioni FAB kujdeset për fëmijët jetimë, ata me probleme të kufizuara por edhe për ata fëmijë të shtruar në spitale, duke u kujdesur që ditët e tyre të jenë ndryshe. Surprizat, dhuratat dhe aktivitetet e organizuara për t’i kënaqur këta fëmijë janë të herëpashershme, duke ua bërë qejfin të gjithëve. Dhe nuk ndodh vetëm për festa zyrtare, apo ditë të shënuara. Fondacioni FAB kujdeset që në ditë të ndryshme të vitit të organizojë takime edhe krejt rastësore për t’iu gjendur fëmijëve pranë, për të dëgjuar kërkesat e tyre për çfarë kanë nevojë, por edhe për t’ju dhuruar atyre dashurinë që meritojnë.

Vizitë e radhës por dhe takim i këndshëm ishte aktiviteti që Fondacioni FAB bëri bashkë fëmijët jetimë të qytetit të Kavajës në Prestige Resort. Nën shoqërimin e Kreut të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë Ilir Çumani, vogëlushët kaluan një ditë krejt ndryshe, mes njohurive dhe argëtimit.

Fondacioni FAB është një nga institucionet e veçanta që kujdeset për fëmijët jetimë dhe atyre me aftësi të kufizuara.

Fondacioni FAB mbetet i përkushtuar kundrejt përgjegjësisë sociale dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë nëpërmjet kontributit social, duke vijuar misionin për t’u gjendur pranë fëmijëve në nevojë, një shembull i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare.

photo-output

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top