Përgatiti Orjona Tresa / Foto Vlasov Sulaj
Në misionin e të bërit të lumtur fëmijët, Fondacioni FAB përgjatë të gjithë muajit dhjetor ka shpërndarë dhurata për kategori të ndryshme fëmijësh, duke ua bërë më të bukura festat në këtë vit që barti me vete dhe ngarkesën e pandemisë globale.
Sikundër edhe përgjatë të gjithë vitit, Fondacioni Fab, nën vëmendjen e Fabiola dhe Fatmir Hysenbelliu, kujdeset për mirëqenien dhe buzëqeshjen në sytë e të vegjëlve, duke i dhuruar shpresë dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë nëpërmjet kontributit social.
Fondacioni FAB i përkushtuar kundrejt përgjegjësisë sociale, ka ndalur sot në Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, për t’u bërë surprizën e radhës fëmijëve të qendrës.
Qendra e Zhvillimit “Pëllumbat” ka në fokusin e saj shtimin e vëmendjes dhe përkujdesjes në krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.