Pas pikturës masive që ndryshoi pamjen përtej dritareve për fëmijët e shkollës “Tahir Sinani”, Fondacioni Fab përkrah zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre.
Kësaj rradhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Tahir Sinani” iu dha mundësia të bëhen pjesë e konkursit ndërkombëtar të gjuhës angleze, Kangaroo Linguistic.
Njohja e fëmijëve me kompeticione të kësaj natyre nxit të menduarin kritik dhe teston në mënyrë zbavitëse njohuritë e tyre, duke u pasuruar dhe portofolet e tyre me certifikatat përkatëse.
“Falenderojmë nxënësit pjesëmarrës dhe ju urojmë suksese të mëtejshme.”
Fondacioni FAB do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve me aftësi ndryshe të kësaj shkolle dhe jo vetëm, për t’u bërë pjesë e botës së tyre të veçantë e të pafajshme duke i dhënë ngjyra përditshmërisë së tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.