Në fokus

December 14, 2019 | 8:13

Forbes publikon listën me gratë më të fuqishme për vitin 2019, ja kush kryeson…

Kancelarja gjermane Angela Merkel është kurorëzuar gruaja më e fuqishme në botë nga Forbes. Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e Forbes 2019, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelarë e Gjermanisë që nga viti 2005, ndërsa shpesh është përshëndetur si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë ’.

10 gratë që kryesojnë listën:

  1. Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
  2. Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
  3. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
  4. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  5. Mary Barra, CEO e General Motors
  6. Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
  7. Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
  8. Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
  9. Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
  10. Marillyn Hewson, CEO e Lockheed

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top