Këshilla & Arsye

June 4, 2019 | 8:11

Forca e ndjenjave mund të ndihmojë kundër tumorit

Për zhvillimin e sëmundjes së kancerit, nuk ndikojnë vetëm faktorët gjenetikë dhe veset që rrezikojnë këtë sëmundje (duhani, zakonet e gabuara të ushqyerjes, ndotja e ambientit).

1Për zhvillimin e kësaj sëmundjeje ndikon edhe një element i tretë i një rëndësie thelbësore, siç janë ndjenjat. Këtë tezë e mbështet në librin e tij onkologu dhe profesori universitar i neurologjisë në Montreal, Christian Boukaram. Duke u bazuar në kërkimet më të fundit shkencore, përballja me pozitivitet dhe pa hyrë në dëshpërim të sëmundjes së kancerit, ndihmon pacientët që të reagojnë shumë më mirë ndaj mjekimeve dhe për rrjedhojë edhe të shërohen më shpejt.

“Duke modifikuar sjelljen e pacientëve, kam bindjen se reagimi i tyre ndaj kurave është më pozitiv për sëmundjen”, – shkruan Boukaram. “Ka jashtëzakonisht shumë prova që tregojnë se humori jo i mirë nuk dëmton vetëm në cilësinë e jetës, por mund të ndikojë negativisht edhe në rezultatet mjekësore”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top