Gjithmonë e më shpesh mbetemi të mahnitur përpara fytyrës dhe trupit të një gruaje jo më të re, për të cilat koha duket se nuk ka kaluar. Të qëndrosh në formë gjatë pleqërisë, tashme nuk është një luks i rezervuar për yjet e televizonit dhe trashëgimtaret e pasura. Përveç dhuratës së nënës natyrë, çdo zonjë e planetit tokë, duke ndjekur zakone të shëndetshme mund të shpalosë një formë fizike perfekte. Dëshira për të qëndruar dhe kthyer në formë për një 50 vjeçare me nje trup jo me elastik, luan një rol kyç.
Jeni gati të shkelqeni? Ja se si:
Ushqimi
Dieta duhet të jetë rreptësisht e shëndetshme dhe e ekuilibruar. Shume fruta, perime, mish i lehtë, peshk. Edhe lëngjet janë të rëndësishme, pini shume ujë, të pakten disa herë në ditë, çajra bimore relaksues gjate ditës ose caj kamomili. Sigurisht limitoni ushqimet yndyrore, si produktet e qumështit, ëmbëlsirat dhe të skuqurat.
Aktiviteti fizik
Gjëja me e mirë që duhet të bëni është të ndiqni një instruktor të përgatitur, qendrat sportive janë zgjidhja më e mirë. Përpiquni të zgjidhni sporte që, perveç siluetës, mbajnë të re edhe zemrën; noti, vrapimi, shëtitjet e gjata, janë më të mirat. Mundohuni të shkoni në palestër me një shoqe ose të paktën në një qendër sportive argëtuese, do t’ju shërbejë si një nxitje për durimin.
Jo duhanit dhe alkoolit
Për hir të së vërtetës, një dolli apo një gotë verë në darkë nuk e mohon njeri, por koha e rum-cola dhe jackut kanë përfunduar. Alkooli plak lëkurën, shndërron fizikun dhe shkakton dëmtimin e mëlçisë, nuk duhet të abuzojme. Po cigarja? Në këtë rast, nevojitet një pushim i paster. Pirja e duhanit, është shkak i plakjes së lekurës, rrudhave, për një buzëqeshje të verdhe dhe nëse duam të vëmë qershinë mbi tortë, sulmet në zemër dhe kancerin.
Stop stresit
Gjyssmë shekulli stres është mëse e mjaftueshme. Relaksohuni! Stresi shkakton pagjumësi, hipertension, lodhje, etj. E nevojshme është të ngadalesojmë ritmin e punes dhe të dëboni çdo gjë që krijon frikë dhe shqetësime. Kultivoni pasionet qe i keni lene mënjane në të kaluarën, udhëtimet, frekuentoni persona që ju bëjnë të ndiheni mirë, janë të gjithë përbërës të aftë të mbushni mirëqenien mentale, dhe si pasojë atë fizike.
Flini, flini, flini
Gjumi, cilësia dhe sasia, është element kryesor i rinisë sonë: Mos abuzoni! Sa orë gjumë? Jo më pak se 7 deri në 8 orë gjumë në ditë, dhe në orarin e duhur ndërmjet orës 23 deri në 07:00.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.