Uniteti dhe rritja e besueshmërisë është thirrja që intelektualët e diasporës do të lancojnë në Forumin “Kombi Shqiptar Sot dhe Nesër” i cili do të mbahet përmes aplikacionit zoom në datat 19 dhe 20 gusht të këtij viti.
Duke e parë situatën përçarëse, nëpër të cilën po kalon Kombi Shqiptar, i cili është duke u rrezikuar të përçahet edhe më shumë, ne, disa nga intelektualët shqiptarë, nga trojet shqiptare dhe mërgata shqiptare e ndjejmë obligim shpirtëror, kombëtar dhe profesional të organizojmë këtë forum, thuhet në mesazhin e drejtuesve, akademikë me emër. Forumi do të mbahet përmes Zoom më 19 dhe 20 gusht 2021 nga 13.00-17.00, koha e Evropës qëndrore, në Academy of Leadership Sciences Switzerland www.alss-edu.ch (institut edukativo-shkencor në Zvicër), më qëllim të inicojmë bashkimin e krerëve politik dhe intelektual të të gjitha trojeve shqiptare dhe të mërgatës shqiptare, për të inicuar një strategji Kombëtare e cila është duke i munguar Kombit Shqiptar.
Grupin organizativ të këtij forumi e përbëjnë:
- Prof. Dr. Fadil Çitaku (Zvicër)
- Prof. Dr. Sami Repishti (Shqipëri/ USA)
- Prof. Dr. Nusret Pllana (Dardani)
- Prof. Dr. Jahja Jokaj (Dardani)
- Prof. Dr. Gjyla Çeliku (Iliridë)
- Lobist Agim Aliçkaj (Vatra, USA)
- Prof. Hetem Ramadani (Shqipëri /Daradani)
- Avokat Sokol Murataj (Shqipëri)
- Prof. Dr. Kemail Shaqiri (Gjermani)
- Autor Tony Selimi, MSc (Angli)
- Dr. Aurora Dollenberg (Gjermani)
- Politikan në Gjermani Ilir Seferi, MSc. (Gjermani)
- Politikan në Austri Prof. Shefqet Balaj (Austri)
Ju ftojmë përzemersisht të merrni pjesë në këtë forum, ku janë të ftuar krerët e Akademive të Shkencave dhe Arteve të vendeve amë, krerët e qeverive të vendeve amë, presidentja dhe presidenti i vendeve amë, kryeparlamentarët e vendeve amë, si dhe kryetarët e partive politike të vendeve amë. Po ashtu në këtë forum janë të ftuar figurat intelektuale të Kombit Shqiptar Ismail Kadare, Rexhep Qosja, si dhe intelektualë e intelektual tjerë nga vendet amë dhe Mërgata Shqiptare.
Objektivat e këtij forumi janë:
-Uniteti dhe rritja e besueshmërisë në mes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.