Duke parë përçarjet e mëdha nëpër të cilat po kalon aktualisht Kombi Shqiptar dhe duke analizuar strategjikisht rrezikun që këto përçarje paraqesin për Kombin tonë, 13 intelektualë shqiptarë, me në krye Prof. Dr. Fadil Çitakun, organizuan Forumin “Kombi Shqiptar Sot dhe Nesër”, i cili i mbylli punimet dyditore me sukses.
Forumi u mbajt më 19-20 gusht në Academy of Leadership Sciences Switzerland përmes aplikacionit virtual Zoom. Forumin e moderuan Dr. can. Blerta Berisha, MSc. MBA nga Gjeneva dhe Prof. Erta Recaku, MSc nga Durrësi. Në këtë forum si folës kyç mori pjesë Ambasadori William Walker nga SHBA, por edhe pse ishin të ftuar, këtij forumi me karakter unifikues nuk iu përgjigj asnjë nga udhëheqësit kyç të vendeve Amë dhe as përfaqësusesit e partive politike kyçe, me përjashtim të z.Behgjet Pacolli, i cili ishte në një mision humanitar për të ndihmuar evakuimin e njerëzve në Afganistan dhe kërkoi falje që nuk mund të merrte pjesë në forum. I vetmi politikan nga vendet Amë që mori pjesë në këtë forum ishte deputeti, Prof. Dr. Jahja Kokaj. Po ashtu ftesës në këtë forum nuk iu përgjigjën as krerët e Akademive të Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës.
33 intelektuale/intelektualë, lobiste/lobist nga trevat shqiptare, nga shtetet e Evropës përendimore dhe nga SHBA, por edhe politikanë shqiptarë që bëjnë politikë në vendet e përndimit, prezantuan idetë e tyre të vlefshme, të besueshme për të gjitha objektivat që ky forum kishte shtruar, siç janë:
Folësit dhe pjesëmarrësit:
-Sjellin ide të vlefshme dhe të aplikueshme në praktikë si ta rrisim unitetin dhe besueshmërisë në mes veti si Komb «Së bashku mundemi edhe më shumë».
-Diskutojnë dhe sjellin ide të vlefshme, reale, se si ta avancojmë komunikimin në politikë dhe si të aplikojmë politikë moderne, që i shërben popullit.
-Reflektojnë politikëbërjen aktuale në trevat shqiptare dhe japin ide valide dhe të aplikueshme në praktikë si të ushtrohet politika moderne efikase.
-Reflektojnë gjendjen reale të Kombit Shqiptar sot dhe sjellin ide të vlefshme dhe të aplikueshme se ku do jemi nesër si Komb.
-Sjellin propozime konkrete, të vlefshme dhe të besueshme për formulimin e bazamentit të një Strategjie Gjithëkombëtare të qëndrueshme, që sjellë prosperitet për të gjithë popullin tonë.
Të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit në diskutime plenare, duke përfshirë këtu edhe Ambasadorin Walker shafqen shqetësimin e tyre për gjendjen aktuale përçarëse që po kalon Kombi ynë dhe unanimisht për këtë përçarje ata fajësuan udhëheqësit kyç të vendeve amë dhe partitë politike, të cilat me politikbërjen e tyre destruktive kanë arritur ta parçajnë jo vetëm popullin në trevat shqiptare, por edhe mërgatën shqiptare.
Ambasadori William Walker kërkoi nga ne, Mërgata Shqiptare të unifikohemi, ai po ashtu kërkoi nga qeveritë e vendeve Amë ta trajtojnë Mërgatën Shqiptare si faktor kyç për zhvillimin demokratik, arsimor, ekonomik, shëndetësor etj. Ai shtoi se vendet Amë duhet t’i ndryshojnë ligjet e kushtetutës së tyre dhe të kenë vende të rezervuara në parlamentet e tyre për Mërgatën Shqiptare. Ambasadori Walker ftoi Mërgatën Shqiptare të bashkohen nën ombrellën e Fondacionit Walker dhe të veprojnë konkretisht në avancimin e politikëberjes në vendet Amë.
Këtë forum e hapi gazetari i mirënjohur nga Shqipëria z.Marin Mema, i cili solli shqetësimin e tij, se ne si Komb nuk po ia dalim të unifikohemi dhe shfaqi gadishmërinë e tij të ndihmojë çdokund për unifikimin e shqiptarëve. Ky forum kishte folës kyç shkencëtare dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme nga vendet Amë dhe nga Mërgata Shqiptare, të cilat/cilët shprehen gadishmërinë e tyre që me projekte konkrete t’i ndihmojnë vendet Amë të mëkëmbjen e tyre, duke i ndihmuar ata në krijimin e një energjie të qëndrueshme, si parakusht për të zhvilluar ekonominë, por po ashtu duke inicuar dhe aplikuar projekte të tjera në të gjitha fushat për ta rritur cilësinë e arsimit, shëndëtësisë dhe për ta rritur ekonominë dhe mirëqenien e çdo qytetari të vendeve Amë.
Të gjitha idetë konkrete të të gjithë folsëve kyç do përmblidhen në një dokument në Academy of Leadership Sciences Switzerland, organizatore e këtij forumi dhe ky dokument do jetë në dispozicion të shteteve Amë dhe Mërgatës Shqiptare si reference dhe bazament për të përpiluar një Strategji Gjithëkombëtare të vlefshme dhe të besueshme, e cila deri më tani është duke i munguar Kombit Shqiptar.
Ambasadori Walker dhe të gjithë të pranishmit të këtij forumi, njëzëri i bënë apel popullit Shqiptar që të mos bie pre e manipulantëve politikë dhe shërbimeve të huaja që kanë për qëllim përçarjen e Kombit tonë duke na penguar të avancojmë në drejtim të duhur. Ne falenderojmë RTV AlbSe qe transmetoi tërë forumin drejtëpërdrejtë.
Këtu i gjëni dy videosekuenca, ku mund t’i shikoni të gjitha fjalimet dhe diskutimet e forumit:
https://www.youtube.com/watch?v=QwFSUaZgcoE
https://www.youtube.com/watch?v=S6EdqMriYu4
Me respekt, Grupi Organizativ i Forumit
Academy of Leadership Sciences Switzerland
www.alss-edu.ch
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.