Teste

December 7, 2016 | 8:38

Foto Test / Zbuloni personalitetin tuaj

Ky test me foto mund të tregojë rreth karakterit tuaj. Gjithçka duhet të bëni, është t’i përgjigjeni një pyetje të thjeshtë, pa u menduar gjatë! Cili është imazhi i parë që dalloni në këtë foto?

Psikologët përdorin një gamë të gjerë të imazheve për të krijuar një profil të personalitetit, i cili ndodh të jetë përafërsisht i saktë.

1

Nëse shihni…

Një shpërthim…

Kjo dëshmon se keni një imagjinatë të mirëzhvilluar, e cila ju ka ndihmuar në shumë situata. Shanset janë që jeni një individ shumë kreativ dhe punoni në sferën artistike të ativitetit tuaj. Nëse nuk merreni me këtë gjë, me shumë gjasa keni talente të fshehura, për të cilat ia vlen të jepni përshtypjen tuaj. Mendoni se çfarë ju ka gëzuar kur keni qenë fëmijë. Ju pëlqente të këndonit apo të vizatonit? Keni nevojë të përdorni energjinë tuaj kreative në mënyrë që të keni një jetë të kënaqshme.

Dy duar…

Keni imagjinatë të zhvilluar, por njëkohësisht mbështeteni në logjikë, si baza e shumë veprimeve tuaja. Ju shihni çfarë është vërtet përpara syve. Jeni një individ që i keni idetë të qarta në kokë dhe njerëzit gjithmonë mund t’ju kërkojnë këshilla. racionaliteti juaj i ftohtë dhe mendjemprehtësia, ju lejojnë të dilni dhe nga situatat më të ndërlikuara dhe të vështira. Asnjëherë nuk ju kaplon paniku. Ruani gjithmonë qetësinë dhe jeni i zgjuar mjaftueshëm për të qetësuar gjithashtu edhe të tjerët. Njerëzit tek ju shohin një person të fortë dhe tërhiqen instiktivisht drejt jush.

Një pemë…

Jeni një person vëzhgues, i cili vë re edhe detajet më të vogla. Asnjë informacion nuk mund të mbahet i fshehtë nga ju. Njëkohësisht jeni shumë i ndjeshëm ndaj atyre që ju rrethojnë. Dini se si të nxirrni informacione nga njerëzit dhe e kuptoni se kur është çasti i duhur për t’i treguar apo për ta pyetur një person rreth diçkaje. Prirjet tuaja profesionale janë drejt botës së biznesit. Jeni të sigurt për të qenë të suksesshëm në këto sfera aktiviteti, të cilat kërkojnë vetëdije dhe saktësi.

Asgjë…

Nëse nuk shikoni asgjë teksa vështroni këtë foto për herë të parë, atëherë keni nevojë të pushoni. Duket qartë që jeni të lodhur dhe për ju është shumëe vështirë për të zgjidhur detyra të vështira. E keni të pamundur t’i jepni kuptim gjërave nga një tjetër këndvështrim dhe çdo gjë e merrni shumë seriozisht. Të kaloni disa ditë në vetmi dhe në qetësi, do t’ju japë fuqinë për aktivitete të reja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top