Aubrey është një vajzë 3 javëshe dhe fotoja e saj po qarkullon nëpër web. Ajo është fotografuar duke fjetur dhe duke qeshur, e përqafuar nga dorezat e motorit të babait të saj, i cili kishte vdekur vetëm një muaj para se ajo të vinte në jetë.
Aubrey është një fëmijë prej vetëm 3 javësh, nga Florida. Ajo është bërë e njohur për të gjithë, falë një fotoje ku ajo duket e qeshur e mbështjellë në një mbulesë trëndafili dhe mbështetur në dorashkat e motorit që i përkisnin babait të saj, Hector Daniel Ferrer Alvarez, i cili vdiq tragjikisht në prill, vetëm 30 ditë para lindjes së saj.
Fotografia është bërë nga fotografja Kim Stone dhe në një kohë shumë të shkurtër ajo fitoi shtatë milionë pëlqime, duke dëshmuar se kishte prekur përdoruesit e internetit. “Babai i saj e donte motorin dhe gjithmonë mbante veshje mbrojtëse, pasi donte të ishte i sigurt. Ai nuk mund të rrezikonte me foshnjën që po vinte, por për fat të keq ai nuk mundi ta mbante kurrë në krahë. Thuhet se kur fëmijët buzëqeshin në gjumë, ata po flasin me engjëjt,” shkroi fotografja në foton që përshkruante foshnjën. Ideja e kësaj fotoje ishte e gjyshes së fëmijës, e cila donte të përdortë objektet që i përkisnin të atit të saj dhe mesa duket, ia doli mbanë.
Edhe pse babai nuk ishte më, duket sikur dorezat e tij e përqafonin butësisht të voglën. Kathryn Seable Williams, nëna e Aubrey, do ta mbajë këtë foto në profilin e saj në Facebook për t’i treguar vajzës se sa ka ndikuar babai në jetën e tyre edhe kur ai nuk ishte fizikisht i pranishëm. Tani ato kanë mbetur vetëm dhe do të duhet të përkrahin njëra-tjetrën për t’u përballur me problemet që jeta do t’u parashtrojë, madje duke ditur se kanë një engjëll që do t’i shohë nga lart.
Burimi / donna.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.