Në fokus

March 17, 2017 | 20:13

Fotografia që po pushton e po përlot botën

Kjo fotografi është konsideruar simbol i luftës gjashtëvjeçare në Siri, konflikti më fatkeq pas Luftës së Dytë Botërore. Një fotografi e dhimbshme, e publikuar fillimisht nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila më pas ka pushtuar botën dhe ka përlotur qindra persona.

foto

Fotografi anonim ka arritur të kapë brenda kornizave të aparatit fotografik një banor të Alepos, Mohammed Mohiedin Anis në dhomën e tij të shkatërruar nga bombardimet, ndërkohë që dëgjon muzikë nga një gramafon i vjetër.

Mohammed, i njohur si Abu Omar është shprehur për reporterët e Alepos se, para luftës ishte një koleksionist i apasionuar pas makinave të vjetra.

Por tashmë, siç duket edhe në foto, e vetmja gjë që i ka mbetur është gramafon i vjetër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top