Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithnjë një vend emigrantësh, që ka mirëpritur njerëz nga çdo cep i botës, të çdo besimi fetar apo prejardhjeje. Kjo trashëgimi është kaq e dukshme në këto foto të njerëzve që sapo kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, në fundin e shekullit të 19 dhe fillimin e shekullit të 20-të.
Këto portrete ndodhen në Muzeun e Emigracionit në Ishullin Ellis, ku dëshmohen vështirësitë dhe sfidat me të cilën janë përballur emigrantët.
Ishulli Ellis në Nju Jork, një vend historik që tani është pjesë e Shërbimit të Parkut Kombëtar gjatë viteve 1892 dhe 1954, hapi dyert për miliona emigrantë që vinin në Amerikë në kërkim të një jete më të mirë.
Këto foto janë shkrepur nga fotografi amator Augustit Sherman, i cili punoi si nëpunës në ishullin Ellis nga viti 1892 deri në vdekjen e tij në vitin 1925 dhe dokumentoi përmes lentes së tij turmën që ndërrmori një hap nga vendlindjet e tyre drejt një territori të panjohur.
Më shumë se 105 vjet më parë, qeveria amerikane hapi një zyrë në Ishullin Ellis në Gjirin e Nju Jorkut për të regjistruar emigrantët e parë. Sot, ky ishull është kthyer në një pikë historike që tërheq miliona e miliona turistë të shumtë nga kryqë e tërthorë botës.
Edhe sot me mijëra vizitorë me anijet e transportit vizitojnë çdo ditë, ata janë kryesisht turistë të huaj nga e gjithë bota që i shtynë kurioziteti për të mësuar se si erdhën imigrantët në Amerikë. Aty thuhet se me kalimin e viteve, milliona njerëz kanë humbur jetën për lirinë. Ishulli Ellis ka qënë posta e parë kufitare për imigrantët e kontolluar nga qeveria federale në Amerikë.
Historianët thonë se çdo ditë mijëra emigrantë mbërrinin këtu nga Evropa në atë kohë. Para se Ishulli Ellis të hapej, kontrolli ndaj imigracionit ishte shumë i paktë. Në fakt, për një periudhë njeriu nuk kishte nevojë për dokumente.
Në vitin 1921, për shkak të fluksit të madh të njerëzve, që endërrronin vetëm Amerikën, si vendin e vetëm të shpresave të tyre, qeveria e atëhershme amerikane e shtërngoi kontrollin dhe krijoi sistemin hetimor për të parandaluar hyrjen në vend të anarkistëve, të bolshevikëve, komunistëve apo poligamistëve.
Në rastet kur emigrantët ishin analfabetë, të sëmurë, nuk kishin mjaft para, apo kishin kryer akte kriminale, ata ndaleshin në Ishullin Ellis deri sa të përfundonte procesi i pranimit të tyre në vend, ose ktheheshin në vendet e tyre.
Gjatë gjithë periudhës 62-vjeçare të aktivitetit të tij, vetëm një përqind e imigrantëve nuk janë pranuar në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa emigracioni në Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar shumë nga pikpamja demografike, 40 përqind e amerikanëve, duke ndjekur historinë e ardhjes së të parëve të tyre, mbërrijnë në Ishullin Ellis.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.