Lifestyle

January 17, 2017 | 13:41

Fotot e rralla të Sasha dhe Malia Obama-s në vizitën e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë

Jenna dhe Barbara Bush u kanë dërguar një letër vajzave të presidentit që po largohet, Sashas dhe Malias. Një ditë pas letrës, kanë shpërndarë fotot e vizitës së parë të vajzava Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 18 nëntor 2008.

Sasha dhe Malia Obama ishin atëherë 7 dhe 10 vjeç, respektivisht, dhe vizituan Shtëpinë e Bardhë me bijat binjake të ish-presidentit George W. Bush.

“Ne ju pritëm në shkallët e Shtëpisë së Bardhë. Pamë njëkohësisht dritë dhe shqetësim në sytë tuaj, ndërsa ju patë shtëpinë tuaj të re. Ne lamë punët tona në Baltimore dhe New York për t’ju treguar shtëpinë. T’ju tregonim dhomën e gjumit, Lincoln Bedroom dhe dhomat e gjumit, që kishin qenë dikur tonat, t’ju prezantonim me të gjithë njerëzit, kopshtarët, mazhordomët, që japin veten e tyre, për ta bërë këtë godinë historike një shtëpi. Të katërta shëtitëm në hollet kryesore të shtëpisë ku ju do zhvendoseshit pa mundësi zgjedhjeje. Kur ju rrëshqitët në sipërfaqen e pjerrët  drejt dhomës së solarit, siç kishim bërë dhe ne, gëzimi dhe e qeshura juaj ishte ngjitëse”, shkruajnë Jenna dhe Barbara Bush.

Sasha dhe Malia do të duhet të largohen pas 20 janarit, pasi kjo është dita e fundit e tyre në Shtëpinë e Bardhë. Familja Obama thuhet se do të zhvendoset në Uashington.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top