Frika nga intimiteti është përgjithësisht një fobi sociale dhe çrregullim ankthi, që krijon vështirësi në formimin e marrëdhënieve me të tjerët. Njerëzit shfaqin frikën e të qenit emocionalisht dhe fizikisht të afërt me dikë. Kjo është shpesh rezultat i traumave të kaluara si dhunim apo abuzim në fëmijëri. Ajo është e lidhur me frikën e të prekurit.
Themeli i fortë i një partneriteti është një miqësi e mirë. Nëse ju jeni miq apo të dashuruar, ose të dyja, janë tri elemente të marrëdhënieve të forta të shëndetshme: origjinaliteti, ndershmëria dhe komunikimi. Këto elemente mund të zvogëlojnë frikën e intimitetit.
Tri mënyra për të zvogëluar frikën e intimitetit:
Ndërtoni marrëdhënie autentike: Ndjenjat tuaja janë veprime të ngjashme me fjalët e thëna. Nëse ju jeni i mërzitur apo i zemëruar, shpreheni veten nëpërmjet fjalëve dhe sjelljeve (90% e komunikimit është joverbal, në qoftë se ju nuk flisni, ndjenjat tuaja do të shfaqen gjithsesi).
Mëso se si të komunikoni gjëra që janë të rëndësishme dhe të parëndësishme: Nëse ndarja e ndërsjellë e përvojave nuk ndodh, marrëdhënia juaj është e pabalancuar. Një partner hap zemrën e tij, ndërsa tjetri jo. Nganjëherë frika e intimitetit mund të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve.
Ndjej frikë dhe le të jetë e vërtetë: Flisni për atë që po ndodh në jetën tuaj, si ndiheni në të vërtetë dhe çfarë mendoni për atë gjendje. Tregoni se çfarë është e rëndësishme për ju, që të formoni një marrëdhënie mirëbesimi.
Shenjat e frikës së intimitetit:
– Drojë për të ndarë mendimet dhe ndjenjat me partnerin tuaj
– Refuzim për të folur në lidhje me ngjarjet personale apo sipërfaqësore me miqtë apo familjen
– Vetmia e zgjatur për disa vjet dhe ndërkohë që ende doni një marrëdhënie
– Takime ose partnerë të shumëfishtë seksi pa lidhje emocionale
– Aventurat e një nate të vetme pa një shans për të ndërtuar intimitet
– Pak ose aspak mik i ngushtë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.