Frika nga vdekja është një proces psikoemocional shumë i rëndësishëm dhe të rriturit nuk duhet ta neglizhojnë, por ta trajtojnë me shumë kujdes fëmijën në këtë fazë të jetës.
Ky “shqetësim” fillon që sa fëmija vjen në këtë botë, por fillon e konkretizohet reth moshës 4-5 vjeç duke arritur kulmin reth moshës 8-11 vjeç. Në këtë fazë të jetës, gjithashtu ndodh edhe ndryshimi nga fëmijë i vetëm bëhet vëlla apo motër e madhe dhe të rriturve as u shkon në mend se këto dy “gjëra” janë të lidhura bashkë dhe pa mbështetjen e të rriturit mund edhe të krijojnë shqetësime serioze te fëmijët. Të rriturit duhet të pranojnë se fëmija ka frikë.
Ka frikë për veten se është i vogël, i paaftë të jetojë vetëm, pasi nuk di asgjë dhe nuk mund të bëjë asgjë vetë dhe kështu ka frikë edhe të rritet. Prindërit janë dëshmitarë të deklaratave të fëmijës të tipit:-“nuk dua të rritem”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, papritur i vjen edhe vëllai apo motra, që i merr mamin dhe e bën të rritur si me katapulte. E keqja bëhet edhe më e madhe pasi të rriturit në vënd që ta asistojnë e ta qetësojnë, duke i treguar se edhe ata kështu si ai apo ajo, kanë patur frikë, i bëjnë moral femijWs, i thonë: “ti je i madh nuk duhet të kesh frikë se është turp”.
Pa u menduar dhe shkuar në mend se si e përjeton fëmija këtë ngjarje në këtë fazë të jetës, ku frika është “shoqërues i pandarë”. Atij apo asaj i duket sikur nuk e duan më, se e kanë zëvëndësuar me një tjetër më të vogël, që e duan më shumë se e mbajnë gjithë ditën në dorë. Të rriturit mendojnë se duke ja mohuar frikën e qetësojnë. Por ndërkohë i vogli, edhe pse është vella i madh, prap është i vogël dhe nuk di si të sillet, pasi ai ka shumë frikë. Asnjë i rritur nuk i tregon që të gjithë kanë frikë, të mëdhenj e të vegjël dhe nuk është turp të kesh frikë. Falë frikës mësojmë të kujdesemi ëveten po edhe të bëjme më të mirën. Vetëm ai që ka frikë dhe e njeh atë bëhet trim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.