Lidhja mes mirëqenies fizike dhe psikologjike njihet prej kohësh dhe efektet e një mërzie emotive apo një sëmundjeje psikologjike si ankthi, stresi apo depresioni ndikojnë edhe në trup, duke gjeneruar për pasojë dhe sëmundje të rëndësishme fizike.
Nga një studim i bërë pranë “Harvard School of Public Health” doli në pah një lidhje thelbësore mes pranisë së antioksidantëve në gjak – në veçanti karotenoidëve – dhe optimizmit. Studimi ka vlerësuar rreth 1000 amerikanë, femra e meshkuj, të moshës nga 25 deri në 74 vjeç.
Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoideve në gjak 13% më shumë krahasuar me njerëzit më pesimistë.
Optimistët deklaruan se konsumonin tre apo më shumë racione fruta e perime në ditë, gjë që pesimistët nuk e bënin apo konsumonin të paktën dy racione. Nga studimi nuk është e qartë nëse është optimizmi ai që favorizon sjelljet e shëndetshme, si ushqyerja me fruta e perime apo nëse frutat e perimet na bëjnë më optimistë.
Sigurisht që nevojiten studime të mëtejshme e më specifike, por gjithsesi është e mundur të imagjinojmë një rreth vicioz të mirëqenies, ku mendja dhe trupi ndikohen reciprokisht. Me pak fjalë: një mollë në ditë i thotë mjekut ik, por tre largojnë pesimizmin!
Përgatiti: M.E / Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.