Frutat dhe perimet janë shumë të shëndetshme, por duhet te jemi pak më të vëmendshem në kombinimin e tyre.
– Qumësht me ananas
Ananasi ka bromelaine, prandaj nuk duhet kombinuar asnjëherë me qumësht. Sjell nauze, marramendje, dhimbje koke, dhimbje barku, diarre. Kështu që kujdes sidomos te bebet.
– Puding i gatshëm me babane
Një zgjidhje e shpejtë për nënat e reja si ushqim për fëmijë, por kjo formulë vështirëson tretjen.
– Karota me portokall
Një nga kombinimet me të njohura dhe më popullore. Por, kujdes personat që kanë refluks acid.
– Limon me papaja
Ky kombinim sjell çrregullime në nivelin e hemoglobinës dhe mund t’ju çojë në anemi.
– Qumësht me portokall
Për të gjithë ata që kur konsumojnë ‘corm flakes’ dhe shtojnë copza portokalli, po bëjnë një gabim të madh. Kjo çon stomakun në një gjendje që nuk e perpunon dot niseshten nga drithërat dhe kur bashkohet me qumësht, vështirëson tretjen.
– Frutat dhe perimet bashkë
Frutat kanë sheqer dhe kur bëhen bashke me perime, qëndrojne më gjatë në stomak dhe fillojnë të fermentohen, duke çliruar toksina. Frutat hahen vetem me frutat.
Burimi: InfoPress
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.