Qershitë – Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur. Kontrolloni bishtat e qershive! Ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë. Për t’i ruajtur qershitë futini në frigorifer në një qese plastike të izoluar mirë. Ato mund të durojnë deri në disa javë.
Kajsitë – janë frutat tipike të sezonit. Nga shija dhe nga ëmbëlsia kajsia ka një dyzim mes kumbullës dhe kajsisë. Kajsitë ashtu si dhe frutat e tjera të kësaj familje, pikun e pjekjes e kanë në momentin e vjeljes. Zgjidh ato që kanë një sfond të artë dhe mos i kushto shumë vëmendje atyre që sapo kanë filluar të skuqen. Kajsitë mund të ruhen në temperaturën e ambientit për disa ditë, veçanërisht nëse ato janë të papjekura. Pas kësaj mund t’i ruani në frigorifer në një qese plastike të izoluar mirë.
Bishtajat jeshile duhet të jenë të forta dhe kërce- Nuk duhet të kenë pjesë të buta apo pjesë të çngjyrosura. Kur bëni pazarin, bëni kujdes që të zgjidhni vetëm bishtajat e drejta, pasi janë më të lehta për t’u gatuar dhe kanë një pamje më të këndshme. Mbajini bishtajat në frigorifer në qese plastike të izoluar mirë. Nëse do t’i ruani për një kohë të gjatë vendosni një kartëpecetë, në mënyrë që të thithë lagështirën.
Patatet e reja- mund t’i ruani në temperaturën e mjedisit, por nuk do të ruajnë freskinë aq gjatë sa patatet e vjetra. Nëse futen në frigorifer dhe ruhen për një kohë të gjatë, do të kenë një shije të ëmbël.
Luleshtrydhet- i gjejmë në treg gjatë të gjithë vitit, por në fakt ato të mirat, të shijshmet të vërtetat e nxjerrin kokën në pranverë. Ato janë ura mes agrumeve të dimrit dhe frutave të verës. Eshtë shumë e lehtë të zgjedhësh luleshtrydhe të mira: thjesht nuhatini ato. Aty ku do të ndjeni aromën më të mirë, aq sa të mos i rezistoni dot, aty duhet të shkoni të blini. Kaq duhet të dini, megjithëse është mirë që gjithashtu kur t’i blini në shporta t’i shihni mos janë shtypur shumë dhe kanë filluar të kullojnë. Luleshtrydhet mund t’i vendosni në frigorifer, por është akoma më mirë nëse i lini me temperaturën e ambientit dhe i konsumoni brenda ditës. Lajini me ujë të ftohtë, më pas thajini lehtë me një kartëpecetë dhe pastaj hiqini pjesën jeshile, pasi po ta bëni gjatë larjes luleshtrydhja do të thithë shumë ujë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.