Lidhja mes mirëqenies fizike e psikologjike njihet prej kohësh dhe efektet e një mërzie emotive apo një sëmundjeje psikologjike si ankthi, gjenerojnë edhe sëmundje të rëndësishme. Një studim nga “Harvard School of Public Health” tregoi një lidhje thelbësore mes pranisë së antioksidantëve në gjak – në veçanti karotenoidëve – dhe optimizmit.
Studimi ka vlerësuar rreth 1000 amerikanë ku u zbulua se njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoideve në gjak, 13% më shumë krahasuar me pesimistët. Optimistët deklaruan se konsumonin tre apo më shumë racione fruta e perime në ditë, gjë që pesimistët nuk e bënin apo konsumonin të paktën dy racione. Me pak fjalë: një mollë në ditë i thotë mjekut ik, por tre largojnë pesimizmin!
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.