Mirëqenie

September 9, 2019 | 11:35

Frutat dhe perimet që ju ndihmojnë të hidratoheni njësoj si uji…

A e dini që etjen mund ta shuani edhe me ushqime të caktuara, jo vetëm me ujë? Kur të jeni të etur, me siguri, sipas inercisë, pini ujë. Gjatë verës kjo është e dukshme. Mirëpo, nuk shuhet etja vetëm me këtë pije të bekuar, por edhe me katër artikuj magjikë, të cilët do të pengojnë dehidratimin e trupit tuaj.

Kjo është lista e ushqimeve për shuarje të etjes.

Kastraveci

Kastraveci përmban afërsisht 97% ujë dhe është një hidratues i shkëlqyeshëm. Konsumojeni të ftohtë dhe të freskët. Mirëpo për të përfituar në maksimum nga kastraveci, vendoseni në blender dhe lëngun e përftuar vendoseni në frigorifer, për ta konsumuar gjatë gjithë ditës.

Shalqiri

Shalqiri përmban përafërsisht 92% ujë dhe është i pasur me shumë antioksidant. Shalqiri duhet të jetë gjithmonë zgjedhja numër një gjatë ditëve të verës, sepse jo vetëm që do të hidratojë trupin tuaj por edhe do t’ju mbrojë nga sëmundjet e rrezikshme.

Kivi

Me kivin kurrë nuk do të gaboni. Ai është një frut i shëndetshëm dhe i dobishëm për gjithë trupin gjatë të gjitha stinëve të vitit. Jo vetëm që është hidratues i madh, por është edhe mbrojtës i fuqishëm i shëndetit tuaj.

Domatja

Domatja përmban afërsisht 95% ujë dhe materie të tjera të cilat kanë dobi të mëdha për trupin tuaj. Përdoreni domaten gjithmonë dhe gjithkund. Ajo është përbërësi i pagabueshëm për të gjitha gatimet dhe zgjedhjet e vërteta verore.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top